GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Qëllimi i koncesioneve ka qenë vetëm grabitja

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka theksuar se cunami i pandalshëm i koncesioneve, që filloi pas 2013-ës ishte prova e një vjedhjeje të paramenduar gjatë. Ai sjell edhe një video ku deputeti i PS-së Eduard Shalsi u shprehte vite më parë “se edhe ne do të vjedhim, por jo si këta”

“Për Ramën dhe hajdutët përqark tij, koncesionet ishin vjedhja masive që siguronte paratë që u duheshin për blerjen e zgjedhjeve dhe kapjen e të gjitha pushteteve.

Edhe tani që flasim, vjedhja e Ramës dhe Rilindjes me koncesionet vazhdon në mënyrë të pandërprerë duke krijuar një dëm shumë të rëndë ekonomik, që po e çon vendin drejt kolapsit”, shkruan Vasili.

Postimi

Kur ky që shihni në këtë video tha këto fjalë, shumë syresh qeshën pa u thelluar në thelbin e tyre, që ishte projektimi i grabitjes së shekullit. Por cunami i pandalshëm i koncesioneve, që filloi pas 2013-ës ishte prova e një vjedhjeje të paramenduar gjatë.

Rama e kishte një objektiv të panegociushëm këtë vjedhje monstruoze ndaj edhe refuzoi dhunshëm shqetësimet e mëdha të FMN, Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare.

Për Ramën dhe hajdutët përqark tij, koncesionet ishin vjedhja masive që siguronte paratë që u duheshin për blerjen e zgjedhjeve dhe kapjen e të gjitha pushteteve.

Edhe tani që flasim, vjedhja e Ramës dhe Rilindjes me koncesionet vazhdon në mënyrë të pandërprerë duke krijuar një dëm shumë të rëndë ekonomik, që po e çon vendin drejt kolapsit.

Është shumë e qartë për çdo shqiptar që qëllimi i këtyre koncesioneve ka qenë vetëm grabitja pasi asnjë shërbim nuk është përmirësuar. Përkundrazi, janë përkeqësuar.

Shteti qëllimisht nuk ka asnjë kontroll për koncesionet, të cilat vidhen nga koncesionarët – klientë të qeverisë pasi ky ka qenë edhe qëllimi i përbashkët i tyre.

Fakti qe nga 228 kontrata koncesionesh kontrollohen nga shteti vetëm 65, fakt i pranuar nga vetë ministria e Financave, thotë gjithçka.

Pra, të gjitha janë lënë në dorë të koncesionarëve që ata bëjnë si duan me paratë e taksave të shqiptarëve.

Një situatë e tillë përbën një emergjencë kombëtare dhe një rrezik të përmasave shumë të mëdha për ekonominë dhe financat e vendit.

SPAK-u duhet të veprojë energjikisht dhe shumë shpejt për këtë situatë skandaloze, këtë vjedhje monstruoze të provuar me fakte e dokumente pa fund.

Etiketa: koncesioneVasili

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Para
E çuditëshme! Pronari në Sarandë merr peng 6 pushues italianë (VIDEO)

E çuditëshme! Pronari në Sarandë merr peng 6 pushues italianë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com