GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Spaho fton Briattore: Hajde te ‘Maldivet e Europës’, por kalo nga…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spaho fton Briattore: Hajde te ‘Maldivet e Europës’, por kalo nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, duke analizuar ngjarjet më të fundit të ditës së sotme, atë të aksidentit tragjik në Ksamil, ku humbën jetën 2 turistë italianë dhe ngjarja e Sarandës, ku një pronar apartamenti mori peng disa turistë italianë, me pretendimin se i prishën shtëpinë, shprehet se nuk jemi gati për t’u mburrur me “Maldivet e Europës”.

Postimi:

Sot në të gdhirë një 17-vjeçar i papërgjegjshëm nga “Maldivet e Europës” vrau dy turistë italianë dhe plagosi dy të tjerë duke ecur në rrugë si i tërbuar me makinën e tij. Me siguri ka qenë paksa i hashashuar me hashash për qëllime mjekësore.

Më pas vjen ngjarja e mëposhtme, ku pronari nga “Maldivet e Europës” merr peng 6 turistë italianë sepse i kanë “shkatërruar” apartamentin. Edhe sikur të jetë kështu, ai duhet të lajmëronte policinë dhe jo t’i merrte peng.

Sikurse shihni, pas atij fillimi magjepsës me reklama të porositura dhe 80 eurot e Melonit, “Maldivet” po kthehen në origjinë dhe po shfaqin thelbin, që nuk jemi të përgatitur në asnjë aspekt për një bum të tillë turistik.

Ngjarjet e mësipërme më kujtojnë Mihalin me thikë në gojë, kërcyer mbi kafonon e makinës duke kërcënuar biznesmenin spanjoll që i ktheu mbrapsht kocat, sepse ishin cilësisht poshtë pritshmërive të tij. Mihali të paktën kishte vetëm llafe, por këta të sotmit të vrasin e të marrin peng edhe kur je në punën tënde.

Sot lexova në një shkrim të një gazete qeveritare që Flavio Briattore shprehej që mund të pushonte në Shqipëri.

Po, more zotëri, hajde se na nderon, por ju kur vini në “Maldivet e Europës” pushoni në vilën qeveritare të Edi Ramës, të cilën ai së fundi e quan “shtëpia ime”. Kalo një herë andej nga Mihali ose tek ky i sotmi që jep apartamente me qira dhe pastaj flasim. Të fala nga “Maldivet”!

P.s: Të lutem, kur të vish në Maldiven tonë, kujtoje kryeministrin t’u thotë kryetarëve të tij të bashkive t’i heqin ndonjë fshesë rrugëve të brendshme të zonave turistike dhe të mos ia lënë këtë punë perëndisë kur hedh ndonjë pikë shi. Faleminderit Flavio!

Etiketa: MaldiveSpaho

Lajme të lidhura

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
Breaking Views

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:40 - 31/05/26
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Aktualitet

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

13:47 - 30/05/26
Berisha-demokratëve: Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…
Aktualitet

Berisha-demokratëve: Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…

13:20 - 30/05/26
Para
Qeveria ngre sektorët inovativë nëpër ministri, pagat shumë të larta

Qeveria ngre sektorët inovativë nëpër ministri, pagat shumë të larta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë
Breaking Views

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë

12:28 - 31/05/26

Kompania "Zvërnec South Adriatic Development" u kërkon ndjesë qytetarëve për incidentin e shkaktuar nga rojet e objektit ndaj protestuesve. Madje...

Lexo më shumë
Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:40 - 31/05/26
Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
“Revanshi”/ Pretenca e SPAK për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit të PS: 56 vite burg në total

“Revanshi”/ Pretenca e SPAK për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit të PS: 56 vite burg në total

11:30 - 31/05/26
Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS

10:51 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş