GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021 / Gjithçka rreth zgjedhjeve të 25 prillit, nga shpërndarja e materialeve zgjedhore te kandidatët për deputet dhe votimi elektronik

05:12 - 25/04/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 3.6 milionë shqiptarë kanë sot të drejtën e votës për të zgjedhur forcën politike që do të qeverisë Shqipërinë katër vitet e ardhshme. Tre ditë para zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në 92 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) materialet zgjedhore. KZAZ-ja, jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit, shpërndan materialet zgjedhore tek Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV), ku përfshihen kutinë me materialet zgjedhore, kutitë e votimit, lista e zgjedhësve, dhomat e fshehta, vulat me kodet e sigurisë etj. KZAZ-të dhe KQV-të kanë nga 7 anëtarë, të propozuar nga PS, PD dhe LSI. Në gjysmën e tyre PS-ja ka shumicën, pra 4 anëtarë, në gjysmën tjetër PD-LSI kanë shumicën.

Zgjedhjet vendore administrohen nga një organizëm me tre nivele për administrimin e zgjedhjeve, që përbëhet nga një KQZ, 66 KZAZ dhe 4,932 Komisione të Qendrave të Votimit (KQV). Numërimi do të bëhet në 66 Qendra të Numërimit të Votave (QNV), një për çdo Zonë të Administrimit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e 25 prillit, do votohen 16 parti politike ku në gare janë 140 kandidatë me 12 zona zgjedhore. Proçesi i votimit do të jetë si çdo vit përveç Njësisë nr.10.

Në Njësinë Nr. 10 në kryeqytet ku do të aplikohet si identifikimi elektronik, ashtu edhe votimi e numërimi elektronik, votuesi paraqitet vetëm me mjetin e identifikimit biometrik.

Ai kalon kartën e identitetit te pajisja e identifikimit elektroni dhe në këtë moment, në ekranin që ndodhet përpara komisionerëve të qendrës së votimit, shfaqet një foto e votuesit, e cila nuk është e njëjtë me foton e kartës së identitetit.

Nëse komisionerët konfirmojnë që personi që ka kaluar mjetin e identifikimit te pajisja është i njëjtë me personin që paraqitet në qendrën e votimit, atëherë votuesit i jepet mundësia që me shenjën e gishtit të firmosë atë që quhet fleta e votimit.

Aparatura do të printojë një letër që mban edhe firmën me shenjat e gishtërinjve të votuesit, që e dorëzon te komisionerët dhe më pas drejtohet për në dhomën sekrete të votimit, ku në Njësinë 10 në Tiranë do të jetë një pajisje që do bëhet votimi elektronik.

VOTIMI

Pasi dorëzon te komisioneri kuponin e printuar nga makineria e identifikimit elektronik, komisioneri i jep akses votuesit që të votojë te pajisja. Në ekranin e pajisjes do të shfaqen logot e partive me emërtimin e tyre dhe në krah të tyre një rreth i vogël ku do duhet të prekin votuesit.

Pasi shtyp rrethin e partisë së preferuar, votuesi do duhet më pas të shtypë në ekran në vendin ku lexohet “Konfirmo”.

Pas këtij hapi, në ekran do të shfaqen numrat, që nënkuptojnë kandidatët e partisë së zgjedhur në atë qark. Votuesi do të përzgjedhë kandidatin e preferuar përmes numrit dhe do të shtypë sërish verifiko dhe pret derisa votimi konfirmohet.

Etiketa: Shqiperia ZgjedhVotoZgjedhjet 25 PrillZgjedhjet ne Shqiperi 2021

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
SHQIPERIA ZGJEDH 2021/ Hapen qendrat e votimit, qytetarët votojnë për partitë dhe kandidatët për deputetë

SHQIPERIA ZGJEDH 2021/ Hapen qendrat e votimit, qytetarët votojnë për partitë dhe kandidatët për deputetë

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com