GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasuesi i Safet Gjicit në Kukës nën hetim se i dha Kastratit 210 MLN lekë pa garë

15:37 - 24/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Pasuesi i Safet Gjicit në Kukës nën hetim se i dha Kastratit 210 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 4 gusht 2023, kur kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana paraqitej në SPAK për video skandalin e Safet Gjicit me Alma Kaçin, në një zyrë tjetër po qepej dosja e re në ngarkim të tij. Gjana ka dhënë shpjegime se shfaqet në video ku me porosi të Gjicit, diskuton në zyrë me Alma Kaçin për një tender për sterilizimin e qenve endacakë.

Ndërkohë Gjana që aktualisht mban detyrën e kryetarit të Bashkisë, më 3 gusht 2013 u vu nën hetim për një tender ku shkelte barazinë. Në këtë rast, Gjana i ka dhënë në shkelje të ligjit mbi prokurimet 210 milionë lekë biznesmenit Kastrati për blerje karburanti.

Denoncimi i biznesmenit: Si më bllokoi Granit Gjana

Ankesa që ka bërë kompania duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Gjanës, sepse shkeljet e renditura përbëjnë vepër penale.

Në letrën dërguar autoritetit kontraktor dhe në Komisionin e Prokurimit Publik, Florin Cengu, pronar i “Ufo Cengu” tregon se Bashkia ka bllokuar dhënien e një dokumenti, vetëm që ta përdorte si provë për skualifikimin nga tenderi.

“Sa është shkruar nga komisioni i vlerësimit të ofertave ‘subjekti nuk ka autorizim’, ju sqarojmë se dokumenti për lëndët djegëse është paguar plotësisht në vlerën totale prej 1.000.000 lekë për secilën nga dy pikat e karburantit. Janë paguar 2.000.000 lekë të reja, pasi në shkresën e bashkisë, në procedurën e parë të prokurimit është shprehur se ne kemi ndryshuar qëndrim dhe tani kërkojmë nga ju pagesën e plotë prej 1.000.000 lekë dhe kontrata për pagesën me këste të autorizimit nuk është më e vlefshme. Pra, duket qartazi se qëllimi i bashkisë Kukës, konkretisht i nënkryetarit të saj është që të refuzojë në mënyrë kategorike çdo lloj kërkesë për të pajisur subjektin ‘Ufo Cengu’ me autorizim”, shkruan administratori Florin Cengu.

Për t’u siguruar që Kastrati ta mundë Cengun në tender, kryetari Gjana ka ndryshuar kriteret në mes të prokurimit. Në një procedurë të dytë, Bashkia ka ndryshuar kriteret e pranimit duke shtuar 2 kërkesa të reja ndaj pjesëmarrësve për të provuar kapacitetin ekonomik.

“Pas kësaj jam paraqitur në zyrat e Bashkisë Kukës ku kam folur me juristin H. Muja dhe i kam kërkuar se cilat janë pretendimet e institucionit për këto 2 kritere të shtuara, por nuk më ka dhënë asnjë përgjigje. I kam treguar se kriteret duhet të qëndrojnë të njëjta nga procedura e parë, nuk duhet të ndryshohen pasi ndryshimi i tyre përbën diskriminim”, shkruan biznesmeni nga Kukësi.

“Duke mos pasur asnjë mundësi tjetër, kam paguar vlerën e autorizimit të lëndëve djegëse prej 16 milionë lekë, për të marrë vërtetimin që nuk kam detyrime të papaguara për vitin

  1. Kam bërë disa kërkesa për pajisjen me autorizim, por në çdo rast që kam përmbushur kërkesat, nga ana e Bashkisë Kukës më është kërkuar një tjetër dokument shtesë”, ankohet biznesmeni.

Ngjarja nisi ndërkohë që kryetar i bashkisë ishte akoma Safet Gjici, por nënkryetari Granit Gjana, ashtu si tek tenderi i sterilizimit të qenve, kishte rol kryesor.

“Me të parë kriteret e kualifikimit i kam kërkuar Bashkisë Kukës me shkresën nr. 29/51 datë 29 maj 2023, të bëjë lëshimin e faturave për arkëtim për pajisje me autorizim të lëndëve djegëse. Me një shkresë tjetër më 29 maj 2023 kam kërkuar për t’u pajisur me vërtetim për pagimin e detyrimeve vendore për vitet 2020-2021-2022-2023. Bashkia Kukës, duke dashur të bëjë lojë me subjektin tonë, 30 maj 2023 ora 11:47 dërgon një shkresë ku na sqaron se deri më 2 qershor 2023 duhet të dorëzojmë dokumentacionin dhe pagesën që të pajisemi me autorizim.

Diku me datë 6 qershor 2023 më merr në telefon specialisti i bashkisë Kukës që lëshon autorizimin e lëndëve djegëse, që faturat për arkëtim mund t’i marrësh te zyra e taksave dhe tarifave vendore. Menjëherë jam paraqitur në këtë zyrë dhe kam marrë dy fatura për arkëtim. Në të njëjtën ditë kam paguar vlerën prej 16 milionë lekësh dhe ia kam paraqitur specialistit të Bashkisë Kukës.

Pra, ishim në pritje të autorizimit nga Bashkia Kukës. Kam folur disa herë në telefon me specialistin përkatës, i cili më ka thënë se unë e kam bërë dhe e kam dërguar për firmë te nënkryetari Granit Gjana”.

Kështu Bashkia që ka në dorë edhe gurin, edhe arrën, e la “Ufo Cengun” pa dokumentin e nevojshëm që duhej për pjesëmarrje në tenderin që e zhvillonte vetë.

“Sa më sipër kam edhe një pyetje për KPP-në, cilat janë masat ndëshkuese ose masat administrative që ka marrë kundrejt punonjësve të Bashkisë Kukës për procedurën e parë të prokurimit ku vetë KPP-ja e ka konstatuar shkelje”, pyet Cengu.

Vendimi i KPP anulon aferën me Kastratin

Granit Gjana vazhdoi me qëndrimin e tij duke mos e pranuar ankesën e Cengut në komisionin e tenderit. ”Nga ana e autoritetit kontraktor është dërguar shkresa me nr. 2453, datë 7 korrik 2023, ku rezulton se Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave ka refuzuar ankesën pa dhënë asnjë argument apo informacion lidhur me pretendimet e “Ufo Cengu” SHPK”, konstaton KPP në vendimin që ka marrë.

Duke qenë se arsyeja e skualifikimit të ankimuesit lidhet me një dokument i cili lëshohet nga Bashkia Kukës, që është njëkohësisht edhe autoriteti kontraktor që bën tenderin, KPP konkludon se institucioni vendor me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka penguar operatorin ekonomik “Ufo Cengu” SHPK në pajisjen me autorizimin për tregtimin e karburanteve dhe lëndëve djegëse.

Në datën 30 qershor 2023, Bashkia ka publikuar njoftimin e fituesit në procedurën e mësipërme të prokurimit, ku kanë marrë pjesë ofertuesit: 1.KASTRATI SHPK Vlera:21.000.000 Lek Pa TVSh;  2.UFO CENGU SHPK Vlera: 8.89 Lek Pa TVSh.

“Klasifikimi i ofertave duhet të bëhet me marzh fitimi. Komisioni të dy operatorët ekonomike i ka vendosur në ofertën ekonomike vlerën prej 21.000.000 lek, kjo do të thotë shkelje e rendë e ligjit, pasi ne kemi ofertuar me marzh fitimi me vlere prej 8.89 lek pa tvsh”, argumenton Cengu në denoncimin e bërë.

Lidhur me këtë, KPP thekson se është favorizuar Kastrati. “Krahasimi i ofertave është bërë në kundërshtim

me sa është parashikuar në dokumentet e tenderit, pasi për të dyja shoqëritë është vendosur si ofertë ekonomike fondi limit i procedurës. Ndërsa në njoftimin e fituesit të publikuar në fund është dhënë marzhi i fitimit të ofruar nga shoqëria ankimuese dhe fondi limit si ofertë ekonomike për shoqërinë “Kastrati” SHPK”, shkruhet në vendim.

Për të arritur në vendimin e tij, KPP administroi disa korrespondenca. Në datën 3 korrik 2023, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e Cengut. Më 25 korrik 2023 ka korrespondencë të KPP me bashkinë Kukës.

“A ka paraqitur operatori ekonomik “Ufo Cengu” SHPK kërkesë për t’u pajisur me autorizim për tregtimin e lëndëve djegëse (gazoil) me pakicë. Nëse po, cila është procedura e ndjekur nga institucioni juaj për pajisjen e subjektit në fjalë me autorizimin e mësipërm”, kjo pyetje e çarmatos titullarin e bashkisë.

Në datën 31 korrik 2023 është protokolluar në KPP shkresa e bashkisë me nr. 1529/7 prot., me objekt: “Kthim përgjigje”, bashkëngjitur shkresa nr. 1869 prot., datë 29.05.2023 “Njoftim për pajisjen me autorizim”, nga Bashkia Kukës; shkresa nr. 1892 prot., datë 30.05 2023 e shoqërisë “Ufo Cengu” SHPK.

Nw kwto kushte, KPP e vendosur para provave flagrante, ka vendosur ta anulojë tenderin dhe të nisë hetim administrativ ndaj kryetarit të Bashkisë, Granit Gjana.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: nenkryetari i Bashkise se famshmeSafet Gjici

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Aksidentoi për vdekje turistët italianë, arrestohet (Emri)

Aksidentoi për vdekje turistët italianë, arrestohet (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com