GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nikolin Prendi i Ujitjes Lezhë e bën “detin kos”: i jep firmës “Eurokos” tender 410 milionë lekë më tepër se oferta më e ulët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nikolin Prendi i Ujitjes Lezhë e bën “detin kos”: i jep firmës “Eurokos” tender 410 milionë lekë më tepër se oferta më e ulët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babloku po vjedh me ish-drejtorët hajdutë të LSI, që i çonin thasët Ilir Metës; të cilët i ka rekrutuar e emëruar drejtorë të “rilindjes” në sektorët ku qarkullojnë miliona Euro tenderë

Nëse SPAK, kërkon prova të krimit financiar që bëjnë zyrtarët e qeverisë me fondet publike, po i rekomandojmë të hetojë tenderin që ka zhvilluar Drejtoria Rajonale e Ujitje-Kullimit Lezhë më 6 korrik 2023, me objekt: “Mbrojtja nga Lumi Drin e fshatit Juban-Guri i Zi në Shkodër”.

Sipas  njoftimit zyrtar të shpalljes së firmës fituese dhe firmave të skualifikuara, konstatohet se është kryer vjedhje, vetëm duke abuzuar me vlerën e ofertave, pa llogaritur vlerën e fondit limit, paracaktuar me 60% me tepër se kostoja reale e punimeve.

Në këtë tender me vlerë fondi limit 822 milionë e 479 mijë lekë të vjetra pa TVSH, kanë marrë pjesë 13 firma e bashkim firmash, nga të cilat fituese është shpallur firma kosovare “Eurokos Holding-Dega Shqipëri, me pronar Ylber Shamolli e administrator Ismet Rexha, e cila në këtë tender ishte bashkë me firmat “Abi Kons” e “2 Z Konstruksion”.

Ky bashkim firmash, u paraqit në tender me ofertë financiare 788 milionë e 687 mijë lekë të vjetra pa TVSH, ose 33 milionë e 792 mijë lekë të vjetra më pak se fondi limit, që është 4.1% më pak se fondi limit. Dy firmat “Rroku GUEST” dhe “SHPRESA-AL” që morën pjesë bashkë në tender, u paraqitën me ofertë financiare 474 milionë e 515 mijë lekë, ose 347 milionë e 964 mijë lekë të vjetra pa TVSH me pak se fondi limit, që është 42.3% më pak se fondi.

Sipas llogaritjes, firmat “Rroku GUEST” e “SHPRESA-AL” kanë marrë përsipër të kryejnë punimet e mbrojtjes së fshatit Juban nga lumi Drin, me 410 milionë lekë të vjetra më pak se fondi limit, ose me 314 milionë lekë më pak se firma e shpallur fituese “Eurokos Holding” bashkë me firmat “Abi Kons” e “2 Z Konstuksion”.

Oferta të ulëta me vlerë 400 milionë lekë pa TVSH më pak se fondi limit, paraqitën edhe firmat “Jubica Shpk” e dy firmat “S.M.O.UNION” dhe “Blerimi Sh.p.k.”, por u skualifikuan.

Sepse kështu vendosi Nikolin Prendi, Drejtori Rajonal i Ujitje-Kullimit Lezhë për krejt Rajonin Verior, që varet nga ministresha Frida Krifca, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës, si militant e hajdut i LSI, i cili i pëlqeu Bablokut për “shkathtësinë” dhe e emëroi drejtor qeverie.

Gjatë detyrës si drejtor në bashki, Nikolin Prendi nuk urdhëronte pastrimin e kanaleve që të përmbytej qyteti, mbasi me kryetarin Viktor Tushaj të LSI, akordonin e vidhnin miliona lekë me letra false, për gjoja evitimin e përmbytjeve.Nuk e dimë, se çfarë lidhjesh ka Nikolin Prendi, tashmë drejtor i “Rilindjes”; me firmat “Abi Kons” e “2 Z Konstuksion”, por dimë që me pronarin Ylber Shamolli të firmës kosovare nga Ferizaj “Eurokos” që i dha tenderin 410 milionë lekë më tepër se oferta më e ulët, Nikolini ka biznesin “N.T.P. Fruta-Lezha-Fabiani” në të njëjtën adresë në Ferizaj./Pamfleti

Etiketa: Nikolin Prendi

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Vodhën makinën në lavazh me pretendimin se i ka dërguar pronari

Plagosi mbesën e vëllain e tij, arrestohet 59-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com