GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Chelsea kërkon kthesën pas rezultateve katastrofike

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Chelsea kërkon kthesën pas rezultateve katastrofike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pritej e vështirë, por aventura e Mauricio Pochettino te skuadra e Chelseat të Londrës ka qënë tejet e komplikuar me skuadrën që në dy javë, ka grumbulluar vetëm një pikë, ndaj Liverpoolit në debutimin sezonal. Pochettino, i cili është ende në kërkim të fitores së tij të parë si trajner i Bluve pas humbjes së derbit të së dielës kundër West Ham.

Humbja ndaj West Ham ishte katastrofike, prej faktit se ekipi i David Moyes fitoi 3-1, me Hammers që e luajtën pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë.

Duke u fokusuar, tashmë, te takimi i të premtes në mbrëmje, në letër, një duel në shtëpi kundër të sapoardhurve në Premier League dhe favoritëve për të rënë Luton Town duket mundësia e përsosur për t’u rikthyer në hapat e duhura, por “Hatters” nuk janë ai ekip që duhet nënvlerësuar.

Fizikaliteti dhe intensiteti i skuadrës së Rob Edwards është ajo që i çoi ata në promovim përmes play-off-eve të Championship-it sezonin e kaluar, por ata kanë pësuar një humbje shumë të rëndë 4-1 nga Brighton në ndeshjen hapëse, impakti i tyre i parë me Premier League.

Ndeshja e fundjavës së kaluar u shty për shkak të punës së vazhdueshme në Kenilworth Road, kështu që Luton do të jetë i gatshëm për të shkuar i etur për të shkaktuar një surprizë të hidhur kundër një ekipi si Chelsea që nuk është ende në formë të mirë.

Udhëtimit drejt Stamford Bridge do të jetë një moment fantastik për tifozët e “Hatters”, të cilët po shikonin ekipin e tyre në Ligën e Dytë pesë vjet më parë.

Natyrisht, sipas bookmakers-ave, Chelsea kuotohet favorit absolut, në këtë duel, me Pochettinon edhe ekipin e tij që nuk duan të tjera zhgënjime.

Përsa i përket rreshtimeve, ende nuk ka një informacion zyrtar se kush do të aktivizohet nga minuta e parë, në këtë duel, megjithatë, mediat hipotetizojnë se Chelsea, mund të aktivizojë nga minuta e parë, blerjen e re, Caicedo, që u ble shumë shtrenjtë, por që zhgënjeu në debutim, duke dhuruar një penallti në disfatën përballë West Ham.

Etiketa: ChelseaChelsea-Luton TownPochettino

Lajme të lidhura

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Para
SHBA forcon aleancën me Japoninë ndërsa rriten tensionet me Kinën

SHBA forcon aleancën me Japoninë ndërsa rriten tensionet me Kinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26

Efektivëve të Policisë së Shtetit iu rrahin shpatullat dhe u thonë fjalë të bukura për shërbimet, por pas shpine u...

Lexo më shumë
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com