GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA forcon aleancën me Japoninë ndërsa rriten tensionet me Kinën

19:53 - 24/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA forcon aleancën me Japoninë ndërsa rriten tensionet me Kinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin ushtarak ndërsa dënuan sjelljen e rrezikshme dhe agresive të Pekinit në Detin e Kinës Jugore gjatë një takimi trepalësh javën e kaluar.

Kina ka shtuar në mënyrë dramatike aktivitetet ushtarake përreth Tajvanit, mbi të cilin Pekini ka pretendime, duke shtuar drojën për ndërhyrje ushtarake në ishull. Siç njofton gazetari i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Tokio, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara po rrisin koordinimin dhe aftësitë ushtarake ndërsa thellohen tensionet në rajon.

Gjatë ditëve të fundit, avionët dhe luftanijet kineze rrethuan sërish Tajvanin. Por sa i gatshëm është Pekini për të filluar një luftë me Tajvanin?

“Ata i kanë hartuar planet. I kemi parë gjatë një viti apo më shumë tek i testojnë planet. I kanë të gjitha mjetet, që nga raketat e deri tek hapësira kibernetike. Kanë nxjerrë në skenë anijet dhe avionët dhe prova e fundit që do të shohim këtë vjeshtë është manovra e zbarkimit”, thotë për Zërin e Amerikës Grant Newsham me Qendrën për Politikat e Sigurisë.

Të tjerët thonë se Pekini është i vetëdijshëm për rreziqet.

“Një operacion amfib përgjatë brigjeve detare prej 160 kilometrash, kundër një ishulli të fortifikuar mjaft mirë dhe një terreni jo mikpritës, mbetet një përpjekje me rrezik të lartë”, thotë Christopher Johnstone me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në kryeqytetin amerikan.

Uashingtoni zbaton një politikë të kahershme lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Tajvan. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në rajon po shtojnë bashkëpunimin ushtarak.

Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar në Japoni 50 mijë trupa. Analisti Grant Newsham thotë për Zërin e Amerikës se aleanca ka nevojë për një koordinim më të mirë.

“Amerika dhe Japonia nuk kanë një seli të përbashkët pas 60 vitesh aleance në fushën e mbrojtjes. Është diçka që duhet të trajtohet me shpejtësi”.

Kongresi amerikan po debaton për reformimin e strukturës së komandës ushtarake në Japoni, për të patur një koordinimin më të mirë me forcat japoneze, përfshirë një seli të përbashkët.

Vitin e kaluar Japonia njoftoi se deri në vitin 2027 shpenzimet e mbrojtjes pothuajse do të dyfishohen.

“Japonia është vendi nga ku Shtetet e Bashkuara tregojnë fuqinë e tyre, si pikë nisje. Japonia gjithnjë e më shumë po bëhet një fuqi ushtarake më vete. Tokio ka avionë luftarakë F-35, një marinë jashtëzakonisht moderne dhe të aftë, si dhe aftësi të larta të mbrojtjes me raketa. Ndërsa zbaton strategjinë e re të mbrojtjes kombëtare, Japonia po investon për të rritur aftësitë me raketave goditëse me rreze të gjatë veprimi”, thotë Christopher Johnstone me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Banorët e Tokios që folën për Zërin e Amerikës shprehën mbështetje për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

“Edhe pse Japonia ka ushtrinë e saj, ajo nuk mund ta mbrojë vendin nga një sulm nga jashtë. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Kemi luftën në Ukrainë, kështu që askush nuk mund ta parashikojë përfundimin apo si do të ndryshojë bota”, thotë Shizuka Nishizawa, banore e Tokios.

“Jemi një shtet ishull. Kemi nevojë për raketa dhe avionë luftarakë. Duhet të bëjmë më shumë përpjekje për këtë”, thotë Ryuichi Kuriagawa, banor i Tokios.

Veprimet e Kinës i kanë afruar më shumë aleatët rajonalë, dhe e kanë shtyrë Japoninë që ta reformojë ushtrinë. Zakonisht, ndryshime të tilla politike në Japoni janë të ngadalta. Por qeveria ka në plan që brenda katër vitesh të transformojë aftësitë mbrojtëse të vendit./VOA

Etiketa: japonikinaSHBA

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Tri sekretet e figurës së hollë të Emily Ratajkowskit

Tri sekretet e figurës së hollë të Emily Ratajkowskit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com