GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aksidenti në Bullgari, prokuroria nxjerr detaje të tjera, flet pronari i “Besa Trans”

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti në Bullgari, prokuroria nxjerr detaje të tjera, flet pronari i “Besa Trans”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja e 45 pasagjerëve në autobusin e “Besa Trans” në autostradën e Strumës në Bullgari vazhdon të hetohet nga autoritetet bullgare duke nxjerrë informacione më të plota rreth rrethanave të tragjedisë, sinjalistikës rrugore dhe të detaje të tjera. Ditën e sotme, grupi hetimor zbuloi dinamikën përplasjes së autobusit të linjës Shkup-Stamboll-Shkup.

Fillimisht, autobusi ka goditur bordurën anësore të rrugës duke shkëputur një pjesë të saj dhe për inerci automjeti është goditur në krahun e djathtë me trafikndarësen e dyfishtë në mes të autostradës. Fërkimi i pjesës së bordurës së shkëputur me asfaltin ka ndezur shkëndija që kanë ndezjen e flakës në serbatorin e autobusit, ç’ka u bë shkaku kryesor i tragjedisë ku humbën jetën 45 veta.

Zëvendës prokurori bullgar Borislav Safarov shtoi se shoferi i automjetit ka gabuar edhe për shkak të sinjalistikës jo të mirë të rrugës. Ndërkohë, është folur dhe për çështjen nëse shpejtësia e madhe e autobusit (120 km/h) të ketë qenë shkaku kryesor i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Një inxhinier bullgar u shpreh se aksi rrugor i Strumës përballon shpejtësi deri në 90 km/h, ndërsa ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Violeta Komitova nuk e konsideroi shpejtësinë e autobusit si shkakun kryesor të vdekjes së 45 pasagjerëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ndër të tjera, ajo theksoi se dhe sipërfaqja rrugore është në kushte ideale për të udhëtuar, prandaj nuk mund të konsiderohet si faktor i përplasjes. Në tërësi, autoritetet bullgare theksojnë se sinjalistika rrugore në Strumë është e degraduar.

Për herë të parë u shpreh dhe pronari i kompanisë “Besa Trans” Bekim Haxhiu, i cili rezultoi të ishte njëri prej shoferëve të 4 autobusëve që udhëtuan drejt Stambollit. Për televizionin bullgar “BNT”, Haxhiu tregon se nuk ka pasur tuba apo serbatorë shtesë me karburant, ndërsa kontrollet për autobusët në Bullgari kanë qenë rigoroze.

Etiketa: aksidentiBesa TransBullgaridetajeProkuroriapronari

Lajme të lidhura

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Aktualitet

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Kosovë & Rajon

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

14:31 - 07/10/26
Para
Donaldi shpërthen në lot, ja surpriza e radhës: Të kam kaq afër, por nuk të prek dot…

Donaldi shpërthen në lot, ja surpriza e radhës: Të kam kaq afër, por nuk të prek dot…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…
Breaking Views

Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…

22:59 - 08/10/26

Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në fjalën e tij në parlament, ndryshoi mendim për qasjen e tij në raport me...

Lexo më shumë
Braçe tregon prapaskenat e kërcënimeve nga Rama: Më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

Braçe tregon prapaskenat e kërcënimeve nga Rama: Më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:46 - 08/10/26
Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

22:38 - 08/10/26
Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

22:19 - 08/10/26
“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

22:07 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com