GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pasi e “menderosi totalisht”, Rubiales jep dorëheqjen nga RFEF

21:51 - 24/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi e “menderosi totalisht”, Rubiales jep dorëheqjen nga RFEF
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales këtë të premte do të japë publikisht dorëheqjen nga posti më i lartë i fubtollit spanjoll. Rubiales është kthyer në personin më të urryer të Spanjës pas gjesteve skandaloze pas finales së Kupës së Botës për Femra ku ai puthi në buzë futbollisten Hermoso.

Një veprim që solli shumë reagime, nga bota e sportit e jo vetëm, me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez që deklaroi se “ndjesa publike” me një video nuk mjafton për shfajësim. Këshilli i Lartë i Sportit vendosi të merrte në shqyrtim çështjen e tij duke hapur hetim, ashtu si edhe FIFA për sjellje të pahijshme.

I rrethuar nga të gjitha anët, ish-futbollisti (me një karrierë modeste) vendosi që të mblidhte për këtë të premte një Asamble të Jashtëzakonshme të RFEF, duke shpresuar që të gjente aty mbështetje. Por klubet me radhë filluan të deklaronin se nuk do të merrnin pjesë në këtë eveniment dhe kjo bëri praktikisht të qartë se ditët e tij në këtë institucion kishin mbaruar.

Mediat iberike kanë bërë të ditur se pas një mbledhje në të cilën ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të tjerë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Mbretërore si dhe drejtues të lartë të saj, Rubiales ka vendosur që gjatë kësaj Asambleje të japë dorëheqjen nga detyra që mban.

Rubiales mori drejtimin e Federatës Spanjolle në vitin 2018, pas largimit nga drejtimi i saj i Angel Maria Vijar i cili ishte shkarkuar për abuzimet me postin. Ai u rizgjodh në vitin 2020 për një tjetër mandat.

Gjatë viteve në drejtim ai është përfshirë në shumë skandale si zhvendosja e Superkupës në Arabinë Saudite, bizneset me ish-barcelonistin Gerard Pique, udhëtimet në Nju Jork me paratë e RFEF apo edhe regjistrimet audio ku fyente klube si Atletico Madrid, Sevilla apo Villarreal.

Ai është edhe anëtar i Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, ku mban postin e zëvendëspresidentit të këtij institucioni, duke qenë një nga njerëzit më të afërt me Aleksander Çeferin, një tjetër personazh që ka tërhequr antipati të gjërë për “aksionet” e tij.

Etiketa: RFEFRubiales

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
I vuri zjarrin pyllit në Laç, kush është autori (Emri)

Zjarret ‘marrin dhenë’, vatra në Belsh, Delvinë dhe Konispol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com