GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ballkani bën “poker” ndaj ekipit që eliminoi Partizanin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ballkani bën “poker” ndaj ekipit që eliminoi Partizanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani i Suharekës, ka treguar mbrëmjen e sotme, se nuk është rastësi që gjendet përsëri, pranë fazës së grupeve të Conference League.

Kampionët e Kosovës, triumfuan me rezultat bindës 4-1, përballë bjellorusëve të BATE Borisov, skuadra që, në turin e parë kualifkues të Champions League, eliminoi Partizanin e Tiranës.

Ndryshe nga “demat” ama, Ballkani nuk kishte probleme me shënjestrën, duke realizuar një poker golash, në takimin e vajtjes së fazës “play-off”, të zhvilluar në Prishtinë.

Djemtë e trajnerit Ilir Daja, e nisën në vështirësi duelin, duke pësuar gol, në minutën e 10’, nga Laptev.

Goli i hershëm, nuk e demoralizoi skuadrën kosovare, e cila u hodh në sulm, në kërkim të barazimit. Në minutën e 31’, baraspesha e shumëpritur erdhi, falë ish-lojtarit të Skënderbeut, Bajram Jashanica, që goditi saktë me kokë, duke mposhtur portierin e bjellorusëve.

Me barazimin 1-1, përfundoi fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë, skenën, e mori Ballkani, që dominoi për pjesën drastike të 45 minutave të dyta, duke e bërë BATE-n që të mbyllet në mbrojtje.

Në minutën e 58’, Tolaj realizoi golin e epërsisë për vendasit, të cilët morën hov akoma më shumë për të shënuar përsëri dhe fisk, 9 minuta më vonë, i njëjti futbollist, realizoi të tretin për Ballkanin, duke e afruar skuadrën nga Suhareka, akoma më shumë me fazën e grupeve.

Avantazhi prej dy golash, nuk jepte shumë siguri, kështu që Ballkani, shënoi dhe golin e katërt, me anë të Thaqit, në minutën e 89’.

Në fund 4-1, me Ballkanin që shkon në takimin e kthimit, me një avantazh shumë të madh, megjithatë, në futboll kurrë nuk i dihet./m.b. /gijotina.com

Etiketa: BallkaniBATEconference leagueKryesore1

Lajme të lidhura

Harry Kane nuk ndalet! Fiton për herë të dytë “Këpucën e Artë”, ja kur do ta marrë zyrtarisht trofeun
Sport

Harry Kane nuk ndalet! Fiton për herë të dytë “Këpucën e Artë”, ja kur do ta marrë zyrtarisht trofeun

17:12 - 10/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Tre gola në dy ndeshje, Giacomo Vrioni ‘rindizet’ në Austri, ndal 1-1 Salzburgun
Sport

Tre gola në dy ndeshje, Giacomo Vrioni ‘rindizet’ në Austri, ndal 1-1 Salzburgun

15:00 - 10/08/26
Para
Trump: Biden është nën kontrollin e plotë të Kinës, ata e zotërojnë atë

Gati të dorëzohet, Trump niset drejt aeroportit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtimi 5-katësh pa leje në Qeparo/ “Furtunë” në Polici, pezullohen 4 efektivë
Aktualitet

Ndërtimi 5-katësh pa leje në Qeparo/ “Furtunë” në Polici, pezullohen 4 efektivë

18:52 - 10/08/26

“Furtunë” në radhët e Policisë së Shtetit pas zbulimit të një ndërtimi 5-katësh pa leje në Qeparo të Himarës. Drejtori...

Lexo më shumë
Varg kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan, qindra automjete mbeten të bllokuara në trafik

Varg kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan, qindra automjete mbeten të bllokuara në trafik

18:27 - 10/08/26
Zjarr në pyjet e Klosit, flakët i drejtohen fshatit

Zjarr në pyjet e Klosit, flakët i drejtohen fshatit

18:16 - 10/08/26
Riaktivizohet zjarri në Krujë, flakët pranë depove të eksplozivit në Zidonë`

Riaktivizohet zjarri në Krujë, flakët pranë depove të eksplozivit në Zidonë`

17:52 - 10/08/26
Anëtarët e Këshillit bashkiak të Dimalit votojnë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Beratin

Anëtarët e Këshillit bashkiak të Dimalit votojnë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Beratin

17:25 - 10/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com