GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çmendet OSSHE! 37 mijë euro për të marrë me qira një makinë

12:17 - 25/08/23
në Aktualitet, Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmendet OSSHE! 37 mijë euro për të marrë me qira një makinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë ka hapur një tender për të marrë me qira operacionale 170 automjete të tipeve SUV dhe Pick-Up për një periudhë 3 vjeçarë. Sipas dokumentave të dorëzuara në APP, automjetet do të shërbejnë për drejtorinë rajonale të Tiranës dhe fondi limit i tenderit është përcaktuar 672.9 milionë lekë ose 6.2 milionë euro.

Tenderi i autorizuar nga kreu i OSSH, Blendian Dalipi parashikon se OSSH do të paguajë mesatarosht 36.5 mijë euro për çdo automjet vetëm për ta marrë me qira për një periudhe 3 vjeçare dhe më pas automjetet i rikthehem sërish privatit.

Oligarkia.al konsultoi çmimet e tregut për gamën e automjeve pick-up në disa koncesionarë të ndryshëm. Çmimet shitjes së tyre variojnë nga 25-39 mijë euro. Kjo do të thotë se OSSH, për çdo makinë që do të marrë me qira për tre vjet do të paguajë më shumë edhe se sa çmimi i shitjes së shumicës së tyre.

Kohët e fundit, kontratat e qirasë operacionale po përdoren gjithmonë e më shumë nga institucionet publike. Zgjedhja e kësaj metode prokurimi justifikohet me faktin se të gjitha kostot e mirëmbajtjes dhe riparimit të defekteve i përballon privati që shpallet fitues.

Por Në rastin e automjeteve të reja, kostoja e mirëmbajtjes dhe riparimeve eventuale të defektekteve është minimale. Veçanërisht në tre vjeçarin e parë të jetës së mjetit.

Në fund të tre vjeçarit, OSSH ja kthen automjetet privatit. Pasi kontrata të mbarojë, OSSH rihap prapë tender për të marrë sërish automjete me qira, me të njëjtën mënyrë dhe kosto. Ndërkohë që mund të kishte pronësinë e tyre për shumë më pak para, nëse do të zgjidhte blerjen direkt. Ndaj ky është një prokurim që ngre dyshime të mëdha.

Teksa vendi është në krizë konstante energjetike dhe qeveria kërcënon herë pas herë me rritjen e çmimit të energjisë apo kosto të rënda buxhetore, kompanitë publike të energjisë prokurojnë kontrata si këto me shpërdorim masiv të parasë publike.

Etiketa: euroKryesore1OSSHE

Lajme të lidhura

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet
Aktualitet

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

13:32 - 30/03/26
Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes
Aktualitet

Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

13:12 - 30/03/26
Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së
Aktualitet

Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së

13:04 - 30/03/26
Para
Berisha: Balla komunikime me eksponentë kryesorë të krimit

Berisha: Balla komunikime me eksponentë kryesorë të krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet
Aktualitet

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

13:32 - 30/03/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi deklaroi se ekzistojnë dy kriteret kryesore për emërimin e Skënder Hitës si Drejtor i ri i...

Lexo më shumë
Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

13:12 - 30/03/26
Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së

Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së

13:04 - 30/03/26
Vasili akuzon Ramën: Një provokator me regji anti-Kosovë

Gazeta italiane: Dush i ftohtë nga Brukseli për dyshen Rama-Vuçiç, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE

12:28 - 30/03/26
Zgjidhet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zëvendëson Ilir Prodën

Zgjidhet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zëvendëson Ilir Prodën

12:04 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com