GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Prezantohet zyrtarisht di Biaxho: Tiranën e kam parë ndaj…

16:15 - 25/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Prezantohet zyrtarisht di Biaxho: Tiranën e kam parë ndaj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Dinamos, Luixhi di Biaxho u prezantua zyrtarisht në stolin e klubit të dytë për tituj kampion në Shqipëri dhe foli për herë të parë për mediat shqiptare. Ai pranoi se Dinamo nuk është ende skuadra më e fortë e Superiores dhe projekti sapo ka nisur.

Çfarë ju bindi që të vinit në stolin e Dinamos?

Kam kuptuar se ka dëshirë për t’u rritur, ka dëshirë për të luajtur me të rinjtë, ka dëshirë për të arritur në nëj nivel shumë të mirë, kështu që mjafton të shohësh projektin dhe entuziazmin, për të kuptuar pse kam ardhur këtu.

Mendoni se mund të arrini rezultate menjëherë? A jeni informuar për futbollin shqiptar?

Objektivi është ky. Natyrisht që nuk mund të konkurrojmë për vendet e para në këto momente, por skuadra është në rritje dhe më takon mua t’i bëj të luajnë mirë dhe të arrijnë rezultate të rëndësishme. Janë disa skuadra, që sot për sot janë më të forta se ne.

Megjithatë unë shoh një skuadër që po rritet shumë dhe nëse më bën të njëjtën pyetje pas dy muajsh, mund të flasim në mënyrë tjetër.

Objektivi i parë është të rritemi dhe të pozicionohemi në vendet e para, por të jemi objektivë, ka skuadra më të forta.

Keni një CV shumë të pasur dhe ndoshta oferta nga Shqipëria të ka bërë të mendohesh gjatë. A është kjo një sfidë për ty?

Është një sfidë e madhe. E njoh mirë historinë e Dinamos dhe 15 vitet e fundit të saj, ku nuk ka fituar asnjë trofe. Jemi këtu për ta rikthyer në nivele të larta dhe kemi një projekt për ta bërë këtë brenda 2-3 vitesh, ndonëse të jem i sinqertë, unë shpresoj t’ia dalim më shpejt. Jam mësuar të mendoj dhe të shoh gjithnjë lart, por duhet të jem i sinqertë, ky do të jetë një vit rindërtimi.

Ndeshja e parë e kampionatit është ndaj Tiranës?

Do të shohim menjëherë në çfarë pike jemi. Tirana është një skuadër e madhe, me një trajner të madh dhe lojtarë cilësorë. I kam parë të luajnë dhe janë shumë të fortë, ndaj të shohim si do të përballemi me ta.

Do të donit diçka më shumë nga merkatoja?

Jam i kënaqur, sepse më kanë sjellë ata që kisha kërkuar. Gjithnjë ka mundësi dhe duhet të përmirësohemi, ndaje nëse do të ketë nevojë, drejtuesit janë gati të më kënaqin. Për momentin do të punojmë me këtë organikë.

Jemi duke pritur edhe ndonjë lojtar tjetër, por jam i vetëdijshëm për problemet që kemi. Jam optimist, por edhe i vetëdijshëm që duhet të punoj me shumë gjëra. Gjithsesi jam i entuziazmuar dhe me dëshirën e duhur./PanoramaSport

Etiketa: Di BiaxhodinamoDinamo tirana

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
E tmerrshme, shtëpitë shemben si kuti shkrepëse (VIDEO)

E tmerrshme, shtëpitë shemben si kuti shkrepëse (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com