GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Malaj: Shqipëria nuk ka kapacitete për koncesionet

18:23 - 25/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëqeverisja vendore, themeli i demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Financave Arben Malaj përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar situatën ekonomike në vend pas zhvillimeve të fundit.

Malaj komentoi luhatjet jo normale të këmbimit valutor përgjatë muajve të verës, duke thënë se një rritje e euros pritej pas periudhës së gjatë të humbjes së vlerës.

Sipas tij rritja e turizmit, remitancave dhe investimeve të huaja janë tri nga faktorët që kanë ndikuar më shumë në vlerësimin e lekut ndaj monedhës evropiane.

Ai shtoi se euro po rritet sepse nuk ka të njëjtin fluks shpenzimi në euro si më parë dhe se do ketë sërish rritje, por me hapa të vogla.

Sa i përket koncesioneve, Malaj u shpreh se institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore kanë thënë se Shqipëria nuk ka kapacitetet ligjore për të formuluar kontrata ku mbrohet taksapaguesi dhe konsumatori.

“Shpresat ishin shuar për ndërhyrjen e qeverisë, por pritej një rritje e euros. Periudha e humbjeve megjithatë ka qenë shumë e zgjatur për tregtarët. Ajo që uli çmimin e euros ishte oferta e madhe në Shqipëri. Rritja e turizmit, remitancave dhe investimet e huaja janë tri faktorë. Megjithatë duket se ka edhe faktorë të tjerë informalë. Fuqizimi i lekut ndaj euros ishte i pamundur në këto nivele.

Humbësit më të mëdhenj kanë qenë eksportuesit shqiptarë dhe ata që kanë kredi në lek. E njëjta ndodh me ata që kanë paga në euro, por shpenzime në lekë. Këto grupe duhet të orientohen si të menaxhojnë paratë në raste të tilla. Këshilla që jap është të mos veprojnë në panik. Kur shohin ulje të euros nuk duhet ta shesin nga frika, pasi kjo rrit ofertën dhe e ul edhe më shumë çmimin.

Importuesit kanë arritur të sjellin më shumë mallra me fuqizimin e lekut për shkak të uljes së lekut. Banka e Shqipërisë ndihmohet me inflacionin po ashtu, qeveria mund të shlyejë borxhin publik më lirë pasi një pjesë e madhe është në euro. Pushuesit po ashtu janë ndihmuar për pushimet jashtë vendit. Ulja e lartë ka qenë nga faktorë jo realë, por rritja është një proces i natyrshëm. Euro po rritet sepse nuk ka të njëjtin fluks shpenzimi në euro si më parë. Do ketë sërish rritje, por me hapa të vogla.

Sterilizimi është një rast nën hetim. Koncesionet dhe PPP nuk kanë filluar me PS-në dhe nuk janë risi në Shqipëri. Kanë filluar me PD-në me karburantet dhe doganat. PPP patën shpërthim gjatë qeverisjes së PS, por asnjë institucion që asiston Shqipërinë nuk kanë thënë se Shqipëria aplikon koncesionet, por kanë qenë kritike se nuk kemi pasur kapacitetet ligjore për kontrata të mira ku mbrohet taksapaguesi dhe konsumatori. Aty lindin shqetësimet. Duhet të ketë kujdes me kostot e koncesioneve. Ka nevojë për ndryshime ligjore rreth koncesioneve. E pamundur të marrësh një koncesion dhe të kesh fitim 30-40% pasi po përfiton nga një status i veçantë. Pastaj abuzimet me operacionet janë gjëra që duhen parë me kujdes”, u shpreh ai.

Etiketa: Arben MalajKryesore1

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
“Tani do lyp te…”/ Mjeku i njohur reagon pas pushimit nga detyra

“Tani do lyp te...”/ Mjeku i njohur reagon pas pushimit nga detyra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com