GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

CR7 shkëlqen me tre gola dhe një asist në fitoren e Al Nassr

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
CR7 shkëlqen me tre gola dhe një asist në fitoren e Al Nassr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Al Nassr është rikthyer te fitorja në Saudi Pro League, duke triumfuar në transfertën e Al Fateh, me rezultatin bindës 5-0.

Meritë për këtë sukses, pati dhe Cristiano Ronaldo, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike, duke e ndihmuar ekipin e tij, me tre gola dhe një asistim për golin e Sadio Mane (autor, i dy golave).

Përsa i përket takimit, në imtësi, Al Nassr dominoi nga fillimi deri në fund, duke sulmuar pa limit ndaj një kundërshtari që sezonin e kaluar, arriti të ndalte në barazim kryeqytetasit, e drejtuar në atë kohë nga Rudi Garcia.

Pas sulmeve të shumta, miqtë gjetën golin e parë të takimit, në minutën e 27’, me autor senegalezin Sadio Mane, i cili finalizoi një aksion fantastik, së bashku me Brozovic dhe CR7, autor të asistimit.

Goli, motivoi akoma më shumë ekipin e Luis Castros, që kërkoi me ngulm, golin e dytë. Goli erdhi, pas 11 minutash, falë goditjes së saktë me kokë të legjendës portugeze, Cristiano Ronaldo.

Al Fateh, kërkoi të shkurtonte diferencat, vetëm falë ndonjë nisje në kundërsulm, megjithatë, Aymeric Laporte, në debutimin e tij me verdheblutë, ishte i pakalueshëm.

Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshoi, me Al Nassr që vazhdoi të sulmonte, duke çuar në ekstazë, tifozët e shumtë të saj, të ardhur nga Riadi.

Në të minutën e 55’, Brozovic shërbeu në mënyrë të përkryer, Ghareeb, me këtë të fundit, që e pati lojë fëmijësh që të asistonte CR7, për golin e tretë të mbrëmjes.

Atëherë kur dukej se “ra qetësia”, në këtë ndeshje, në minutën e 81’, Sadio Mane, realizoi me kokë, pas asistimit të talentit të Al Nassr, Ghareeb.

Në kohën shtesë, Cristiano Ronaldo, kompletoi ndeshjen fantastike të zhvilluar sonte, me tripletën personale, falë asistimit të Bushal.

Me këtë rezultat, Al Nassr, merr tre pikët e para në kampionat, duke lënë pas, startin negativ. Tashmë, CR7 me shokë, do provojnë të vazhdojnë me këtë ecuri, në mënyrë që të afrohen me kreun e rënditjes, pronë e skuadrave të Xhedas, Al Ittihad edhe Al Ahli, në këto momente të dyja me nga 9 pikë./m.b /gijotina.com

Etiketa: Al FatehAl-NassrBrozovicCR7Ghareebmane

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
Cikalleshi shpëton skuadrën e tij nga disfata

Cikalleshi protagonist me një asist në fitoren e Koniaspor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com