GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërndanin kanabis nëpër lagjet e Tiranës, arrestohen 4 të rinjtë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Shpërndanin kanabis nëpër lagjet e Tiranës, arrestohen 4 të rinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikadat”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Shpërndanin lëndë narkotike kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Barrikadat”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 22 vjeç, S. K., 22 vjeç, B. D., 22 vjeç, dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik të tyre iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.

Nga hetimet ka rezultuar se 4 shtetasit, pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulebardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: KanabisTirane

Lajme të lidhura

Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë
Aktualitet

Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë

10:55 - 10/06/26
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti përplas këmbësoren
Aktualitet

Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t’u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë

10:44 - 10/06/26
I vodhën 220 mijë euro taksistit në Tiranë, shpallen në kërkim 4 gjeorgjianë
Aktualitet

Shqipëria rezulton ndër vendet me taksitë më të shtrenjta në Europë

10:12 - 10/06/26
Para
Helmimi i 41 polakëve në Vlorë, AKU gjobit anijen me 600 mijë lekë

Helmimi i 41 polakëve në Vlorë, AKU gjobit anijen me 600 mijë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë
Aktualitet

Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë

10:55 - 10/06/26

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar një ditë pas aktivitetet të zhvilluar në Fier me rastin e...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti përplas këmbësoren

Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t’u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë

10:44 - 10/06/26
Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen

Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen

10:21 - 10/06/26
I vodhën 220 mijë euro taksistit në Tiranë, shpallen në kërkim 4 gjeorgjianë

Shqipëria rezulton ndër vendet me taksitë më të shtrenjta në Europë

10:12 - 10/06/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë!

09:51 - 10/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetgrandpashabetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişcasibomjojobetJojobet