GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nxirrte inerte në shtratin e lumit Mat, arrestohet administratori

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nxirrte inerte në shtratin e lumit Mat, arrestohet administratori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lezhës vazhdon aksionet për goditjen e veprimtarisë kriminal në fushën e krimeve mjedisore.

67-vjeçari, Gjon Kolaj (administrator i firmës) është arrestuar sot, pasi nxirrte paligjshmërisht inerte në shtratin e lumit Mat.

Sakaq, policia bën me dije se janë sekuestruar tre kamionë dhe një ekskavator.

Njoftimi i policisë:

Qarku Lezhë/Finalizohet operacioni policor “River Cries”

Operacion i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me DRIKMT Lezhë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, Gjon Kolaj, administator i një subjekti, i cili në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin.

Sekuestrohen 3 kamionë dhe 1 ekskavator duke nxjerrë dhe ngarkuar inerte.

Gjatë ditës së djeshme, u godit edhe një tjetër rast i transportimit me trajlera të materialeve inerte të marra në mënyrë të kundërligjshme, ku u vunë 3 shtetas në pranga ( administratori dhe shoferët).

Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës”, si dhe bazuar në informacionet policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në qarkun e Lezhës, kanë vijuar kontrollet intensive, ku kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast duke finalizuar operacionin policor të koduar “River Cries”.

Si rezultat, nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. K. 67 vjeç, banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lum.

Në momentin që shërbimet policore kanë shkuar për kontroll te subjekti, administratori i arrestuar i ka kundërshtuar me qëllim moslejimin e kontrollit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Në kuadër të operacionit “River Cries” u arrestua shtetasi Gjon Kolaj

Etiketa: inerteKurbinlumi mat

Lajme të lidhura

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!
Aktualitet

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26
Para
Ryan Reynolds për Blake Lively, mesazh romantik për ditëlindjen e saj

Ryan Reynolds për Blake Lively, mesazh romantik për ditëlindjen e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26

Banorët e Selenicës dhe 47 fshatrave përreth vazhdojnë kundërshtimin e tyre për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com