GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministri izraelit quan “raciste” modelen e njohur

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri izraelit quan “raciste” modelen e njohur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri izraelit i sigurisë Itamar Ben-Gvir, ka quajtur sot  supermodelen amerikano-palestineze Bella Hadid një “armike e Izraelit” pasi ajo iu bashkua denoncimeve dhe zemëratës për komentin e tij se kolonizatorët izraelitë kanë më shumë të drejta sesa vendasit arabë në territoret e pushtuara.

Ben-Gvir tha këtë javë në televizion se lëvizja e mbrojtjes së të drejtave të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor është më e rëndësishme se të drejtat e palestinezëve. Komentet vijnë pas dy sulmeve ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor, në kundërpërgjigje të vrasjeve të vazhdueshme të ushtrisë izraelite gjatë bastisjeve në qytetet palestineze.

“E drejta ime dhe e familjes time për t’u vendosur në kolonitë e Judea e Samaria, është më e rëndësishme se lëvizja e lirë e arabëve,” tha mes të tjerash Ben-Gvir.

Komentet sollën reagime të ashpra si nga palestinezë dhe izraelitë që dëshmonin se Ben-Gvir, i partisë ultranacionaliste hebreje, i dënuar më parë nxitje urrejtjeje dhe mbështetjeje terrorizmi, është i vendosur për krijimin e një sistemi të “supremacisë hebreje” në territoret e pushtuara. Edhe departamenti shtetit iu bashkua kritikave duke i quajtur “retorikë raciste” dhe “komente inflamatore”.

Hadid, e cila ka lindur në SHBA nga një baba palestinez, iu bashkua kritikave ndaj Ben-Gvir në një koment në rrjetin Instagram.

“Nuk ka as vend e as kohë kur jeta e një personi ka më shumë vlerë se ajo e një tjetri, aq më tepër prej etnisë, kulturës apo urrejtjes.”

Hadid dhe motra e saj Gigi, gjithashtu modele, kanë shprehur shpesh mbështetjen e tyre për kauzën palestineze në postimet për miliona ndjekësit e tyre.  Hadid kishte postuar më herët një video të aktivistëve izraelitë të të drejtave B’Tselem, ku ushtarët ndalonin hyrjen në një rrugë të qyteti Hebron në Bregun Perëndimor, pasi “ishte e rezervuar për hebrejtë”.

“A ju kujton diçka kjo?” shkruante modelja.

Ben-Gvir, i cili jeton në një koloni të qytetit të Hebron tha se nuk kërkonte ndjesë për komentin dhe dënonte Hadid duke e quajtur “urryese të Izraelit” dhe se ajo donte ta bënte të dukej “racist”. Por prej shumë vitesh Ben-Gvir reklamonte një portret në shtëpinë e tij të Baruch Goldstein, një ekstremist hebre amerikan, partia e të cilit Kach ka masakruar 29 palestinezë në një xhami të Hebron në vitin 1994. Ai kishte hequr portretin nga muri kur hyri në qeveri./SHQIP

Etiketa: Bella HadidBen Gvir

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
Para
Kejvina kapet “mat” duke u përqafuar  e puthur me të dashurin (VIDEO)

Kejvina kapet “mat” duke u përqafuar e puthur me të dashurin (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com