GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pse gratë paguhen shumë më pak se burrat në futboll?

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Apolonia mposht Pogradecin, Tirana dhe Vllaznia dominojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa Kupa e Botës e Grave në futboll u përmbyll me fitoren e Spanjës, vëmendja po rikthehet tek pabarazitë gjinore në këtë sport, në veçanti përsa i përket pagesës. Kapitenia e ekipit të grave të Anglisë merr 125 herë më pak të ardhura se sa kapiteni i ekipit të meshkujve në kampionatet mes klubeve të futbollit.

Me medaljet e arta të varura në qafë, ekipi i grave të Spanjës në Kupën e Botës festoi fitoren 1-0 ndaj Anglisë.

Por megjithëse Kupa e Botës e FIFA-s për gratë mund t’i ngjasojë asaj të burrave, paratë që e financojnë atë nuk janë njëlloj.

Lojtaret gra të futbollit përballen me kushte shumë të ndryshme pune krahasuar me homologët e tyre burra.

Megjithëse ishte fajësuar prej kohësh për mungesën e interesit nga publiku, Kupa e Botës e Grave po fiton tashmë popullaritet. Po përse pra ky hendek financiar?

“Përsa u përket sponsorëve, atyre u interesojnë shifrat. Niveli i angazhimit përgjatë kampionatit ka qenë shumë i lartë, megjithë oraret kur janë luajtur ndeshjet. Nuk ishte ideale nga pikëpamja e transmetimit. Janë nga një përbërje e ndryshme demografike ata që shohin lojërat e grave krahasuar me të burrave, dhe mendoj se kjo tërheq një tjetër shtresë sponsorësh që kërkojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta me influencuesit dhe audiencën e re”, thotë Kieran Maguire, ekspert i financave të futbollit.

Vitin e kaluar, Argjentina fitoi kupën e botës për burrat.

Ylli i futbollit Lionel Messi, i cili nënshkroi rishtazi kontratën me ekipin Inter Miami, mësohet se ka fituar rreth 50 – 60 milionë dollarë në vit nga klubi i tij i futbollit.

“Për sa i përket ekipeve të Anglisë, si burrat edhe gratë marrin të njëjtat pagesa nga Shoqata e Futbollit. Kur bëhet fjalë për futbollin mes klubeve, nëse shikon klubet në krye të Premier League, ato fitojnë nga 637 – 765 milionë dollarë, ndërsa klubet në Ligën e Futbollit të Grave (WSL) janë ndoshta në nivelin 6.3 – 8.9 milionë dollarë. Kështu që mundësia për të dhënë rroga mbështetet tek kapacitetet e klubeve për të krijuar të ardhura”, thotë zoti Maguire.

Kapitenia e grave të Anglisë, Leah Williamson, e cila nuk mundi të marrë pjesë në Kupën e Botës për shkak të një lëndimi, mësohet se ka patur 255 mijë dollarë të ardhura.

Homologu i saj në ekipin e burrave, Harry Kane, u transferua rishtazi tek Bajerni i Mynihut, me një kontratë katërvjeçare që u njoftua se do të ketë një vlerë të përgjithshme prej rreth 110 milionë dollarësh, ose gati 32 milionë dollarë në vit.

Kjo është 125 herë më shumë se shpërblimi për zonjën Williamson.

Disa ekipe, si Nigeria, Filipinet dhe Xhamaika, ende po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur sponsorët dhe mbështetjen.

Ekipe më të konsoliduara, si Gjermania, Brazili, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, me përfundimin e kampionatit fillojnë reflektimin për gjërat që nuk shkuan siç duhet.

Një ndër ekipet që po lufton për barazi pagash mes burrave dhe grave është ekipi i grave i Kanadasë.

Ato kërkojnë paga të njëjta me burrat dhe janë angazhuar në negociata prej gati një viti. As kërcënimi për bojkot nuk ndihmoi për t’i përshpejtuar negociatat.

“U përpoqëm në shkurt të hidheshim në grevë dhe të ndërmerrnim kështu veprime më serioze, pikërisht për të arritur në një konkluzion përpara Kupës së Botës. Fatkeqësisht nuk ja kemi dalë mbanë ende, por mendoj se pak nga pak do t’ia arrijmë. Federata i është afruar pozicionit tonë. Shpresoj që pas Kupës së Botës të ndërmarrim një hap të madh përpara”, thotë Vanessa Gilles, mbrojtëse në ekipin kanadez.

Shumë shpresojnë se rritja e interesimit për lojërat e grave do sjellë rrjedhimisht oferta më fitimprurëse dhe paga më të barabarta./VOA

Etiketa: femraFutbollmeshkujpagat

Lajme të lidhura

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Para
Deputeti reagon për zjarrin në Elbasan: Inceneratori u ndez

Deputeti reagon për zjarrin në Elbasan: Inceneratori u ndez

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com