GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdekja e Prigozhin vë në dyshim të ardhmen e Wagner

21:35 - 26/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia mohon të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhin: Është gënjeshtër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prania e Grupit Wagner shtrihet që nga vendet e lashta të Sirisë dhe deri në shkretëtirat e Afrikës Nënsahariane, duke ushtruar kështu influencën globale të Kremlinit nëpërmjet mercenarëve që akuzohen se përdorin forcë brutale dhe përfitojnë nga marrja e pasurive minerare.

Por kjo ishte situata nën drejtimin e Yevgeny Prigozhinit, që në një video rekrutimi ndoshta të fundit të tij, u shfaq me uniformë ushtarake dhe mbante në dorë një armë luftarake, në një terren të thatë dhe plot pluhur, ndërsa mburrej se Wagneri “po e bënte Rusinë edhe më madhështore në të gjitha kontinentet dhe Afrikën edhe më të lirë”.

Një avion privat me të cilin udhëtonte Prigozhini dhe drejtuesit e tij më të afërt ushtarakë u përplas në veriperëndim të Moskës të mërkurën, dy muaj pasi ai udhëhoqi një rebelim të armatosur që sfidoi autoritetin e Presidentit rus Vladimir Putin. Ka spekulime se udhëheqësi i mercenarëve, i cili mendohet se është i vdekur, ishte vendosur në objektiv për t’u vrarë për shkak të rebelimit, megjithëse Kremlini ka mohuar të jetë përfshirë.

Rrëzimi i avionit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e ushtrisë së tij private, që luftoi përkrah forcave ruse në Ukrainë, përpara rebelimit të tij jetëshkurtër kundër udhëheqësve ushtarakë në Moskë.

Autoritetet ruse janë shprehur se duhet të pritet për rezultatin e testit të ADN-së për të konfirmuar vdekjen e Prigozhinit, por Presidenti Putin shprehu ngushëllime pasi avioni ra në fluturim. Udhëheqësi rus i ka urdhëruar gjithashtu luftëtarët e Grupit Wagner që të nënshkruajnë një betim besnikërie ndaj shtetit rus, thuhet në një dekret të publikuar në faqen në internet të Kremlinit në orët e vona të së premtes, dekret që hyri në fuqi menjëherë.

Urdhri doli pasi Kremlini mohoi të premten sugjerimet e zyrtarëve perëndimorë dhe të mediave se drejtuesi i Wagnerit mund të jetë vrarë me urdhër të Presidentit Putin.

Në vendet afrikane ku Grupi Wagner ofronte shërbime sigurie kundër organizatave ekstremiste, si al-Kaida dhe grupi Shteti Islamik, zyrtarët dhe ekspertët parashikuan që Rusia do të ruante ndoshta një lloj pranie, duke i vendosur mercenarët nën një strukturë të re drejtuese.

Të tjerë thonë megjithatë se zoti Prigozhin pati ndërtuar lidhje të thella personale që Moska do të vështirësohej t’i zëvendësonte me shpejtësi.

Zoti Prigozhin pati arritur një marrëveshje me Presidentin Putin pas rebelimit, për t’i zhvendosur mercenarët e Grupit Wagner në Bjellorusi, në këmbim të amnistisë dhe foli rishtazi për një zgjerim të aktivitetit të tij në Afrikë. Ai u pa të bisedonte së fundmi me zyrtarë afrikanë gjatë një takimi të nivelit të lartë në St. Petersburg. Ai mirëpriti me shpejtësi grushtin ushtarak që rrëzoi muajin e kaluar nga pushteti Presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum. Junta ushtarake kontaktoi Grupin Wagner, por nuk është e qartë se çfarë përgjigje mori. Deri më tani nuk ka një prani të dukshme të mercenarëve rusë në këtë vend të Afrikës Perëndimore, përveç turmave që valëvisin flamujt e Rusisë dhe Grupit Wagner gjatë demonstratave në mbështetje të grushtit të shtetit.

Megjithëse zyrtarët amerikanë nuk kanë konfirmuar që Rusia apo Grupi Wagner të kenë ndonjë rol në rrëzimin nga pushteti të Mohamed Bazoumit, ekziston frika se Kremlini mund të shfrytëzojë pozitën e dobësuar të Perëndimit në Afrikë, ku mercenarët e Grupit Wagner janë tashmë aktivë në Mali dhe dyshohet se janë vendosur edhe në Burkina Faso./VOA

Etiketa: PrigozhinRusiaWagner

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Zjarret shkaktojnë kaos në Europë, Turqia bllokon Dardanelet

Zjarret shkaktojnë kaos në Europë, Turqia bllokon Dardanelet

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com