GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Sterilizimi’/ Lekët u vodhën dhe tek synetllëku, për 1 ndërhyrje…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Sterilizimi’/ Lekët u vodhën dhe tek synetllëku, për 1 ndërhyrje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vjedhja e parave publike nga konçesionari i sterilizimit është kryer përmes disa formave, ku skema më e rëndësishme që ka sjellë mbifaturim të shërbimeve, është përdorur duke hapur kompani nënkontraktore.

Janë dhjetëra kompani të Ilir Rrapaj, italianit Umbro Staçini, gruas së tij Elizabetta, vëllait të Rrappaj, Mitatit dhe shumë drejtorëve të ‘Sani Service’, që kanë rrjepur para nga buxheti i shtetit, duke përdorur shërbimin e konçesionarit të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale.

‘Ora News’ ka mësuar se këto skema, nuk kanë qenë të vetmet forma, për të vjedhur paratë publike.

Sterilizimi, grabitja e miliardave u krye përmes nënkontraktorëve. Beqaj e Rjepaj heshtën. Beqaj vetëm në 1 rast zbatoi kontratën

Pasi torta financiare në favor të konçesionarit është rritur pikërisht pas rishikimit dhe rinegocimit të kontratës konçesionare, që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, e kishte firmosur në datën 10 dhjetor 2015.

Rinegocimi i kontratës është bërë nga ministria aktuale e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka vendosur të bëjë pjesë të shërbimit të konçesionarit ‘Sani Service’ dhe 8 mijë operacione që konsiderohen si mikrokirurgjikale.

Këto operacione si sinetlliku, apandesiti, heqja e një thoi dhe një nishani apo qoftë dhe mishi i huaj nga hunda, ishin jashtë skemës konçesionare, por u bënë pjesë e këtij shërbime me qëllim rritjen e përfitimit nga Ilir Rrapaj dhe njerëzit e tij që e rrethonin.

Për një operacion të kësaj kategorie, buxheti financiar i ministrisë së Shëndetësisë, u ngarkua me 100 mijë lekë të vjetra, çmim që ishte përcaktuar për çdo set kirurgjikal që hapej në bllokun operator.

Duke rritur numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale, rrjedhimisht ministria solli dhe rritjen kostove në buxhet dhe përfitimet tek ‘Sani Service’.

Por disa nga kirurgët e njohur të spitalit qendror në Tiranë dhe spitaleve rajonale, gjatë fazës së marrjes në pyetje, kanë treguar në SPAK, se vjedhja e parave nga buxheti i shtetit është kryer edhe përmes faturimit të dy ose trefishtë të një operacioni.

Sipas dëshmisë së kirurgëve, shumë probleme me mangësi të instrumenteve të plotë në sete, janë shfaqur qëllimisht ose jo, nga konçesionari i sterilizimit.

Pasi për një ndërhyrje kirurgjikale, hapen dy ose tre sete me instrumente për të plotësuar në total 1 set të vetëm. Por kjo gjë ka sjellë faturim trefish nga konçesionari, në një kohë që realisht është zhvilluar vetëm 1 operacion.

Dhe një skemë e tillë është kryer si për operacionet e rënda, ashtu dhe për ndërhyrjet mikrokirurgjikale.

Kategoria e seteve me instrumente kirurgjikale për operacionet e rënda kushton 370 mijë lekë të vjetra, por në shumë raste buxheti i shtetit ka paguar konçesionarin ‘Sani Service’ deri në mbi 1 milion lekë të vjetra për vetëm 1 ndërhyrje kirurgjikale.

Nga të dhënat e bëra zyrtare në raportin vjetor, rezulton se vetëm në 2 vjet, koncesionari ka faturuar buxhetin për një shumë prej 3.6 miliardë lekësh, që është e barabartë me 36 për qind të vlerës së parashikuar fillestare të kontratës për periudhën 10-vjeçare.

Pas rritjes së pagesave në vitin 2018-n, si rrjedhojë e shtimit të ndërhyrjeve, Ministria e Shëndetësisë dha urdhër për kufizimin e operacioneve, duke e dhënë efektin në vitin 2019.

Etiketa: Kryesore1Sterilizimisynetlleku

Lajme të lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
Para
“Vjedhin ditën për diell”, Vasili denoncon skandalin e qeverisë

Vasili: Edi Rama është 'vetvrarë' penalisht me deklaratat e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş