Pasi ka fituar Kupën e Ligës me Inter Miamin, Lionel Messi ka debutuar edhe në elitën e futbollit amerikan MLS duke shkëlqyer.
Ylli argjentinas u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë teksa shënoi një gol për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij 0-2 në udhëtim te New York Red Bull.
Sipas ‘The Washington Post’ , Lionel Messi ka shkelur protokollin e MLS gjatë debutimit të tij në ligë të dielën.
Që kur është bërë krim shënimi i golave, mund të pyesni? Për disa arsye, argjentinasi nuk foli me gazetarët pas përplasjes me NY Red Bull , e cila bie ndesh me rregullat e medias të ligës.
Të gjithë lojtarët, pa asnjë përjashtim, kërkohet të jenë të disponueshëm për mediat pas ndeshjeve.
Është e paqartë se cili mund të jetë sanksioni i mundshëm dhe mbetet për t’u parë nëse MLS konsideron se veprimet e tij meritojnë ndonjë dënim.
Messi ka shënuar 11 gola në vetëm nëntë paraqitje për Inter Miami deri më tani në këtë sezon.
Discussion about this post