GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përparësitë dhe rreziqet e biçikletave elektrike

19:46 - 28/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Përparësitë dhe rreziqet e biçikletave elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bateritë me litium, që përdoren në biçikletat elektrike, janë kthyer në një shqetësim sigurie për shoqërinë amerikane.

Problemi më i madh është mbizotërimi në treg i baterive të lira, prodhime kineze të dorës së dytë, që nuk janë në përputhje me disa standarde sigurie.

Në qytetin e Nju Jorkut, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të shkaktuara nga bateritë me litium.

Luiz Perez lëviz rrugëve dhe trotuareve të Manhatanit me një biçikletë elektrike, e cila operon me një bateri me litium.

Shpejtësia e biçikletës e bën atë shumë më produktiv dhe meqë ajo punon me bateri, ai mund të lëvizë gjithë ditën pa u lodhur.

“Unë punoj nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10:30 të natës. Pothuajse 14 deri 15 orë”, thotë zoti Perez.

Ai është në mesin e 65 mijë përdoruesve të biçikletave elektrike që qarkullojnë në qytetin e Nju Jorkut, një shifër që po vazhdon të rritet.

Shumica jetojnë duke punuar si shpërndarës ushqimesh për kompani si GrubHub, Uber Eats dhe Seamless.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në departamentin e zjarrfikësve të qytetit janë raportuar më shumë se 100 raste të zjarreve të shkaktuara nga bateritë me litium.

13 persona kanë humbur jetën, më shumë se dyfishi i viktimave të regjistruara vitin e kaluar.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar shumë prej këtyre rasteve.

Komisionerja e Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut, Laura Kavanagh po ngre zërin për këtë çështje.

“Janë aq të fuqishme, saqë kur marrin flakë, me të vërtetë mund të shpërthejnë. Ne shpesh mendojmë se sinjali i një alarmi tymi na jep kohë të mjaftueshme për t’u larguar. Por, e vërteta është se nuk ka kohë për t’u larguar nëse një bateri e tillë shpërthen në korridorin tuaj”, thotë zonja Kavanagh.

Ajo pritet t’i ngrejë shqetësimet para Komisionit për Sigurinë e Produkteve në Kongresin amerikan.

“Ky komision ka disa kompetenca të veçanta për parandalimin e asaj që unë do ta quaja prodhimi jo i duhur i këtyre biçikletave të rrezikshme. Ata mund t’i konfiskojnë ato në porte. Mund të ndalojnë shitjen e tyre në internet. Por më e rëndësishmja, ata mund të vendosin standarde për çdo pajisje”, thotë ajo.

Duke filluar nga shtatori, në qytetin e Nju jorkut, shitësit e biçikletave elektrike duhet t’i certifikojnë ato nga një kompani e pavarur e vlerësimit të sigurisë.

“Ne e dimë se programet e testimit dhe certifikimit mund të funksionojnë. Pra, pse të ndalohet një pajisje shumë e dobishme dhe një mënyrë transporti”, thotë Robert Slone nga kompania “UL Solutions”.

Zoti Slone bën thirrje që palët e përfshira të kenë parasysh përparësitë e këtyre mjeteve të transportit, në veçanti për mjedisin./VOA

Etiketa: bicikleta elektrikeperparesiterreziqet

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Makina kthehet përmbys te Qyteti Studenti (VIDEO)

Makina kthehet përmbys te Qyteti Studenti (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com