GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Ma vranë para syve’, vëllai i 23-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Ma vranë para syve’, vëllai i 23-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëllai i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili u vra pasditen e së dielës në Sirolo në Itali, pasi u fut për të mbrojtur shokun e tij, ka folur për mediat italiane. I shtangur nga ngjarja e me lot në sy, ai tha se Klajdi ishte si një baba për të. Xhuliano Bitri kërkon të rikthejë në Shqipëri trupin e 23-vjeçarit të vrarë me shtizë nga një 28-vjeçar algjerian, Fatah Melloul.

‘Prindërit tanë ende jetojnë atje. Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte. Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por tjetri e goditi qëllimisht.

Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse.  Pa pasur kohë për të vënë re se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”.- rrëfen ai.

Për median italiane ai foli nga morgu i qytetit, ku ishte i shoqëruar nga miqtë e tij më të afërt dhe po kërkonte informacion se si të dërgojë trupin e pajetë të vëllait në Shqipëri.

“Ishim në dy makina – kujton Xhuliano i shtangur nga emocioni,- ‘Unë isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo.

Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi ai e mori për të punuar tek ai, në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali.

Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk do të mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta sjellë atë në shtëpi .”- tha ai.

Etiketa: Kryesore1Shqiptarvellaivrane

Lajme të lidhura

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump
Aktualitet

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

08:55 - 06/08/26
Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar
Aktualitet

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

08:06 - 06/08/26
Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26
Para
Shqiptarët e Kosovës nisen për festa drejt Tiranës, nis aplikimi i lehtësirave në kufi

I dënuar për trafik armësh, kapet 58 vjeçari ukrainas në Morinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump
Aktualitet

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

08:55 - 06/08/26

Senati amerikan ka miratuar kandidaturën e Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën...

Lexo më shumë
Rolando Maran, optimist për Kombëtaren: Kemi një bazë të fortë, fokusi ynë është Liga e Kombeve

Rolando Maran, optimist për Kombëtaren: Kemi një bazë të fortë, fokusi ynë është Liga e Kombeve

08:22 - 06/08/26
Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

08:06 - 06/08/26
Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

07:47 - 06/08/26
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com