GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Studimi: Lajmet për politikën ju dëmtojnë zemrën

12:57 - 29/08/23
në Lajme, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: Lajmet për politikën ju dëmtojnë zemrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lajmet e ditës në vendin tonë janë të mbushura me politikë. Çdo edicion lajmesh nis me një ose shumë politikanë që herë flasin qartë e herë mes rreshtave, për probleme që i takojnë ose jo qytetarit të thjeshtë.

Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve.

Sipas studimit, njerëzit po humbasin gjumin dhe janë në ankth për shkak të politikës.

Si ndikohet organizmi?

Kevin Smith nga Universiteti i Nebraskës, i cili ka kryer studimin, thotë se politika ka një ndikim të fortë dhe negativ në mirëqenien mendore të njeriut. Pas intervistave të 800 njerëzve që u përfshinë në studim, analistët zbuluan se 40 për qind e tyre ishin të stresuar prej politikës.

Studimi tregoi se në 20 për qind të rasteve, mosmarrëveshjet politike ishin shkaku i prishjes së shumë miqësive. 4 për qind e njerëzve të intervistuar pranuan se kishin ndjenja që i nxisnin drejt vetëvrasjes për shkak të politikës.

11.5 për qind e tyre thonë se kishin probleme shëndetësore prej saj. 31.8 për qind pranuan se televizionet, politika editoriale e të cilave binte ndesh me pikëpamjet e tyre politike, i bënte të ndiheshin si të çmendur.

“Politika ka një ndikim shumë negativ në jetët e njeriut. Mënyra se si njerëzit e perceptojnë politikën ndikon në jetët e tyre në një mënyrë shumë domethënëse dhe të fortë”,- tha Smith.

Stresi është ulur këmbëkryq në jetët e njerëzve dhe ka një ndikim tejet të keq në jetët e tyre.

Nëse politika kontribuon në nivelet e stresit, atëherë, pa dyshim, pasojat e saj do të shtrihen përtej aspektit mendor dhe do të rrezikojnë seriozisht shëndetin.

Cilat janë organet kryesore që preken më fort nga stresi?

 

Kur ndihemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të kompromentojnë funksionet e shumë sistemeve dhe organeve në trup.

Zemra

Ndikimi emocional i stresit çrregullon rrahjet e zemrës dhe përbën rrezik për individët që përjetojnë aritmi.

Truri

Kur jemi të stresuar, nuk i shpëtojmë dot migrenës ose dhimbjeve të kokës. Stresi afatgjatë, ankthi dhe depresioni mund të shkaktojnë sklerozë ose sëmundjen e Alzheimerit.

Lëkura

Stresi mund të shkaktojë probleme madhore në lëkurë, duke nisur nga aknet, puçrat, psoriaza dhe pezmatim të lëkurës.

Stomaku

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet.Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit. Ato nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës.

Sistemi imunitar

Siç e dimë, sistemi imunitar e mbron organizmin nga trupat e huaj siç janë bakteret, viruset dhe qelizat e dëmshme.

Kur jemi të stresuar, numri i limfociteve që gjenden në gjak ulet ndjeshëm. Rrjedhimisht na bëjnë një shënjestër më të lehtë ndaj infeksioneve.

 

Etiketa: Politikastudimizemra

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Largoi nga vendngjarja autorin e atentatit, kapet 23 vjeçari në Dibër

Largoi nga vendngjarja autorin e atentatit, kapet 23 vjeçari në Dibër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com