GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hodhi armën dhe tentoi të largohej, prangoset 34 vjeçari në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hodhi armën dhe tentoi të largohej, prangoset 34 vjeçari në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 34 vjeçar me precedent penale të mëpërparshme është vënë në shënjestrën e policisë së Shkodrës. Ai ka hedhur armën e zjarrit që mbante pa leje dhe ka tentuar të largohet me vrap. Mirëpo, pas ndjekjes intensive, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Më herët ai është akuzuar për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weapon”, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, pa leje.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, dhe në momentin që konstatoi shërbimet e Policisë që po kontrollonin zonën, pasi kishin informacion për një shtetas që qarkullonte i armatosur, hodhi armën dhe tentoi të largohet me vrap, kapet pas ndjekjes dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për armëmbajtje pa leje dhe për disa vepra penale të tjera.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Fahri Ramadani”, po lëvizte një shtetas i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar menjëherë punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëeapon”, kanë ushtruar kontrolle në gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi B. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, shtetas me precedent të mëparshëm penal, për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Për këtë rast u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArmeprangosetShkodër

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës
Aktualitet

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg
Aktualitet

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Para
Boçi: Rama po dyfishon çmimet e referencës së pronave, barrë për qytetarët

Boçi: Rama po dyfishon çmimet e referencës së pronave, barrë për qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com