GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kroacia jep një datë për fillimin e negociatave për anëtaresimin e Bosnjën

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
BE pritet të miratojë sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Negociatat e anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Bosnjë Hercegovinës janë në rrugën e duhur për të filluar nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2024, tha të martën kryediplomati kroat, Gordon Grlic Radman.

“Ne mund të presim fillimin e negociatave të pranimit midis Bosnjë Hercegovinës dhe BE-së, nëse jo deri në fund të këtij viti, që do të ishte më e mira, atëherë sigurisht në fillim të vitit të ardhshëm,” tha Grlic Radman në Forumin Strategjik vjetor në Bled të Sllovenisë.

Bosnja dhe Hercegovina mori statusin e vendit kandidat në BE dhjetorin e kaluar.

Sipas Grlic Radman, kjo dërgoi një mesazh të fortë, duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë përparim të dukshëm deri në vitin 2024.

Të hënën, duke iu drejtuar gjithashtu forumit, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel përsëriti angazhimin e bllokut për zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030, duke thënë se BE duhet të jetë gati për anëtarë të rinj.

I mbajtur në mjedisin piktoresk alpin të liqenit Bled, forumi dyditor është një mbledhje e përfaqësuesve politikë, të biznesit dhe të shoqërisë civile nga Evropa Qendrore dhe Juglindore.

Në vitin 2003, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u caktuan “kandidatë të mundshëm” në samitin e liderëve të BE-së në Selanik, Greqi.

Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ende konsiderohen kandidatë potencialë, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë statusin e vendeve kandidate gjatë viteve.

Ukraina dhe Moldavia u shpallën gjithashtu vende kandidate në qershor 2022.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në 1987 dhe ka qenë një vend kandidat që nga viti 1999. Negociatat për anëtarësim të plotë filluan në tetor 2005, por kanë ngecur në vitet e fundit për shkak të pengesave politike të ngritura nga disa shtete./AA

Etiketa: BEBosnjaKroacia

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura
Aktualitet

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

16:42 - 04/10/26
Para
U nda nga i dashuri, Afrona Dika: Fati i secilit nga ne është…

U nda nga i dashuri, Afrona Dika: Fati i secilit nga ne është...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26

Dënimi i ish-krerëve të UÇK ka sjellë protesta masive në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj. Në Belgjikë është...

Lexo më shumë
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

16:42 - 04/10/26
E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

16:26 - 04/10/26
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

15:30 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com