GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Raimondo: Firmat amerikane thonë se Kina është një vend ku s’mund…

20:58 - 29/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Raimondo: Firmat amerikane thonë se Kina është një vend ku s’mund…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompanitë amerikane janë ankuar se Kina është bërë një vend ku nuk mund të investohet, duke vënë në dukje gjobat, bastisjet dhe veprime të tjera kundër firmave që e kanë bërë shumë të rrezikshme mundësinë e biznesit në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Komentet e saj para gazetarëve në një tren, ndërsa delegacioni i zyrtarëve amerikanë po udhëtonte nga Pekini për në Shangai, janë nga vlerësimet më të zymta të firmave amerikane mbi klimën e investimeve në Kinë dhe mënyrën se si ato e shohin Kinën. Këto ishin komentet më të direkte të zonjës Raimondo gjatë vizitës së saj në Kinë.

“Gjithnjë e më shumë dëgjoj nga bizneset amerikane se Kina është një vend ku nuk mund të investohet për shkak të rreziqeve të mëdha”, tha ajo. “Pra, bizneset kërkojnë mundësi të tjera, kërkojnë vende të tjera për të investuar.”

Sekretarja Raimondo tha se nuk kishte “asnjë arsye” për veprimet kineze kundër prodhuesit të mikroprocesorëve, Micron Technology MU.O, produktet e të cilit u kufizuan nga Pekini në fillim të këtij viti dhe hodhi poshtë çdo krahasim të këtij rasti me kontrollet amerikane të eksportit. “Ka pasur një proces të kufizuar në sistemin e drejtësisë për këtë çështje, prandaj unë e ngrita atë.”

Më herët gjatë ditës, në një takim me kryeministrin kinez Li Qiang në Pekin, ajo kishte thënë se Shtetet e Bashkuara duan të punojnë me Kinën për të zgjidhur problemet e lidhura me çështjet si ndryshimi i klimës dhe inteligjenca artificiale.

Sekretarja Raimondo është zyrtarja e fundit e administratës së Presidentit Biden që viziton Kinën në një përpjekje për të forcuar komunikimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes, mes shqetësimeve se tensionet midis dy superfuqive mund të dalin jashtë kontrollit.

“Ka fusha të tjera me shqetësim global, si ndryshimi i klimës, inteligjenca artificiale, kriza e fentanilit, ku ne duam të punojmë me ju si dy fuqi globale për të bërë atë që është e drejtë për të gjithë njerëzimin”, tha Sekretarja Raimondo në takimin me zotin Li./VOA

Etiketa: Gina raimondokinaSHBA

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Alabama kërkon ekzekutimin e vrasësit nëpërmjet hipoksisë

Alabama kërkon ekzekutimin e vrasësit nëpërmjet hipoksisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com