GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Naftë Shpiragu apo llafe shpifaraku

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Ramë paç shëndet se burg i gjatë të pret!’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Xhafka

Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për begatinë që do na zbritka këto dhjetë vitet që vijnë, ta dëgjoja në televizor duke pirë kafe me Bedriun, një fqinjin tim, pensionist i hershëm. E ai si përherë kur rrimë bashkë, sa gjerbte një gllënjkë nga filxhani i kafes, thoshte me sytë nga televizori:

-Po si nuk na e rriti dy lekë pensionin ky njeri i mbrapshtë?! Të paktën dy lekë! Çmimet na i çoi në qiell, vjedhjet arritën në hënë, grabitjet shkuan deri prapa diellit e sërish nuk shton asnjë qindarkë për ne. Dhe të mendosh që pa votat tona partia e tij as vendin e katërt nuk e kap dot në parlament. Veç pensionistët dhe hajdutët e japin votën për Rilindjen.

Nuk doja të mërzitej ndaj shtova:

-Ja, sa të hedhë naftën përpjetë pusi i Shpiragut e do të rrosh si pasha zotrote!

-Pusi i Shpiragut është komardare e këtij shpifarakut.

Në gjuhën e përditshme shpifarak nuk është një njeri që trillon dhe kaq. Është më shumë ngarkesa emocionale për të. Bëhet fjalë për një që gënjen me synim të qartë mashtrimin,që në ato që thotë ka arrogancë, por dhe kërcënim.

Bedri pensionisti paskej të drejtë. Kishte qëlluar në shenjë. Rama nga që është duke u rrotulluar në vorbullat e vjedhjeve pa fund,të grabitjeve në çdo cep të vendit,të groposjes së ekonomisë del e kapet te kashta e radhës. Kështu ia doli më parë me timonin,më pas me tepsinë e sa më shumë i trash zullumet aq që më të madh e gjen objektin e kalimit të lumit. Këtë radhë do bëjë fushatë me një fuçi naftë. E naftë që s’është naftë dosido,do mburret. Nuk është si ajo e zakonshmja që mban nëntoka jonë. Jo, jo. Është fiks naftë si ajo e Arabisë Saudite.

Që makinat të shkojnë drejt e te pusi e të furnizohen pa hesap. Si raki e zjerë dy herë dmth. Nuk ka nevojë hiç të përpunohet. Do dalë siç e do Rama, siç ia kërkon mendja e tij e sëmurë.

Nafta e Shpiragut edhe në se del,edhe në se nuk del u bë vegël propagande. Kryeministri po harton platformën e tij për fushatë bazuar pikërisht te ai pus. Mos u çudisni kur ta shihni së shpejti futur në ndonjë fuçi të madhe lejla me sloganin shkruar bukur mbi të:

‘Begati, na prit në gjirin tënd! Erdhëm!’ Por fajin s’e ka Shpiragu. Fajin e ka Shpifaraku. Si dhe Bedriu me shokë shumë që përcjellin fëmijët e tyre në emigrim që banda rilindase të jetojë në Shqipëri plot gëzim.

Etiketa: Agim XhafkaOpinion

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
“Ama prap më le vetëm”/ Drama mes dy “divave” vazhdon (FOTO)

“Ama prap më le vetëm”/ Drama mes dy “divave” vazhdon (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026
KRYESORE

Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

07:47 - 06/08/26

Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....

Lexo më shumë
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com