GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrasja e një blogereje rrit frikën për sigurinë e grave afgane

08:35 - 30/08/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e një blogereje rrit frikën për sigurinë e grave afgane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë të madhe në YouTube përmes krijimit të videove lidhur me jetën në Afganistan.

Edhe pasi talibanët morën pushtetin më 2021, 25-vjeçarja vazhdoi të gjeneronte përmbajtje multimediale për më shumë se 300.000 ndjekësit e saj, pavarësisht përpjekjeve të grupit militant që të zhdukin gratë nga jeta publike.

Javën e kaluar, llogaritë në rrjetet sociale të Sadatit ranë në heshtje. Ajo dyshohet se është helmuar për vdekje pasi mori pjesë në një ngjarje private në kryeqytetin afgan, Kabul, më 21 gusht. Talibanët thanë se kanë arrestuar dy persona – një burrë dhe një grua – lidhur me vdekjen e saj.

Dhe pse motivet e helmimit të dyshuar nuk janë të qarta, vdekja e saj ka pasur një efekt drithërues për gratë që janë personalitete online apo në rrjetet sociale, e të cilat vazhdojnë të jenë aktive në Afganistan.

Duke folur për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, disa gra që postojnë përmbajtje në YouTube, të cilat folën në kushte anonimiteti për shkaqe sigurie, thanë se kanë frikë për jetën e tyre dhe kanë ndërprerë prezencën e tyre online.

“Çdo grua që punon në media, është aktive në jetën shoqërore apo shfaqet në mediat sociale përballet me kërcënime ekstreme”, tha për Radion Azadi, Shakeela, e cila kërkoi që emri i saj i vërtetë të mos publikohej.

Shakeela tha se më nuk incizon videon në publik dhe tani prodhon video vetëm në shtëpinë e saj ku ndihet e sigurt. Por, ajo nuk e shfaq më fytyrën e saj nëpër video. “Për shkak të frikës, unë më as fqinjëve nuk mund t’iu tregoj se kam një kanal në YouTube”, tha Shakeela, e cila jeton në Kabul.

Vetëm pak gra të reja afgane, që kanë kanale në YouTube kanë vazhduar aktivitetin e tyre nën sundimin taliban, sundim që po kryen një shtypje brutale ndaj disidencës.

Shumë personalitete në rrjetet sociale, përfshirë edhe burra, kanë shmangur kritikat ndaj talibanëve apo komentimin e politikave të tyre. Ata janë fokusuar në shfaqjen e kulturës afgane dhe bukurive natyrore. Pavarësisht natyrës apolitike, përmbajtja online ka hedhur dritë mbi sundimin taliban në Afganistan.

Suraya, një tjetër grua nga Kabuli, që ka kanalin e saj në YouTube, tha se vdekja e Sadatit ka përhapur frikë në mesin e grave afgane që kanë rol të dukshëm në shoqëri. “Jam e tmerruar”, tha ajo për Radion Azadi.

“Je vetëm”

Disa aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan kanë fajësuar talibanët për vdekjen e Sadatit, edhe pse nuk ka asnjë provë për përfshirjen e grupit militant.

Javën e kaluar, anëtare të Lëvizjes për Fuqizimin e Grave Afgane u mblodhën pranë varrit të Sadatit për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me atë që ato i quajtën vrasje të shënjestruara të grave të njohura.

“Duke shkuar te varri i Horas, ne fillimisht duam të ndajmë dhimbjen me familjen dhe miqtë e saj. Ne po ashtu duam që komuniteti ndërkombëtar të ndëshkojë ata që qëndrojnë pas vrasjeve të mistershme dhe shënjestruese ndaj grave”, tha për REL-in, Halima Hakimi, anëtare e kësaj lëvizjeje.

Në janar, Mursal Nabidzadah, ish-ligjvënëse afgane, u qëllua për vdekje së bashku me truprojën e saj pasi një sulmues i paidentifikuar hyri në shtëpinë e saj në Kabul. Motivi i vrasjes së saj vazhdon të jetë i paqartë.

Vrasja e Sadatit vë në pah rreziqet me të cilat përballen gratë nën sundimin taliban.

Që kur morën pushtetin, grupi islamik i linjës së ashpër ka ndaluar gratë që të shkollohen dhe pothuajse të gjitha format e punësimit, duke ua mohuar në mënyrë efektive rolin e tyre në shoqëri. Talibanët kanë vendosur kufizime strikte sa i përket lëvizjeve të grave dhe dukjes së tyre. Militantët po ashtu kanë shtypur me dhunë protestat e grave dhe kanë arrestuar aktiviste.

Talibanët po ashtu kanë shkatërruar Ministrinë për Çështje të Grave dhe Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan ka mbyllur strehimoret, ka ndaluar programet e asistencës ligjore dhe gjykatat speciale që ishin të dizajnuara të luftonin dhunën ndaj grave dhe vajzave.

“Mesazhi që u është dërguar grave dhe vajzave është se nëse ju përballeni me dhunë apo kërcënime, administrata talibane nuk do t’iu ofrojë asnjë ndihmë: jeni vetëm”, tha Heather Barr, drejtoreshë për të drejtat e grave në organizatën Human Rights Watch. “Gratë kanë çdo arsye që të kenë frikë për sigurinë e tyre”.

Etiketa: AfganeblogereGra

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Oficeri i policisë vdes duke shpëtuar një burrë nga vetëvrasja

Oficeri i policisë vdes duke shpëtuar një burrë nga vetëvrasja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com