GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani stërvitet para sfidës me Astana, ka një mungesë të madhe

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani stërvitet para sfidës me Astana, ka një mungesë të madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani është vendosur në Elbasan nga dita e djeshme, ku po kryen përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Astanës në orën 20:00, pikërisht në “Elbasan Arena”. Në orën 18:30 skuadra ka zbarkuar në fushë. Trajneri Zekiç gjatë gjithë javës ka analizuar me kujdes kundërshtarin dhe ndeshjen e parë dhe është përpjekur t’u injektojë lojtarëve një mentalitet më të fortë dhe të ndërtojë një strategji më sulmuese, diçka e pritshme, pasi këtë ia dikton humbja minimale në ndeshjen e parë në Kazakistan.

Në stërvitje kanë qenë të gjithë lojtarët e listuar në UEFA. Lajmet e mira për trajnerin kroat janë gatishmëria e David Atanaskoskit dhe Eros Grezdës. Mbrojtësi maqedonas ka shlyer pezullimin me një ndeshje për shkak kartonësh dhe është i gatshëm. Ai ka të kaluar ndaj Astanës, pasi para se të zbarkonte në shtëpinë e kuqe, ka luajtur në Kazakistan. Në vitin 2022 Atanaskoski ishte pjesë e Shakter Karagandës dhe është përballur dy herë me Astanën, duke i humbur të dyja betejat dhe ndëshkuar një herë me karton të verdhë. Gjithsesi, ai e njeh shumë mirë skuadrën kazake dhe do të jetë një armë e shtuar për Zekiçin. Nga ana tjetër, Grezda, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë, e ka kaluar shumë shpejt kontraktimin në kofshë dhe gjatë javës mësohet se ka arritur të tregojë një formë shumë të mirë dhe të bjerë në sy gjatë stërvitjeve të zhvilluara gjatë javës.

MBA – Rreshtimi i Zoran Zekiçit varet shumë nga prania e Kristian Mbasë, që ka mbajtur pezull në njëfarë mënyre një pjesë të planit të të kuqve. Burime pranë klubit për gazetën bëjnë me dije se shanset që Mba të luajë nga minuta e parë janë shumë të vogla. Nigeriani nuk është stërvitur prej dy javësh në kushte normale, teksa edhe dëmtimi në muskujt e barkut nuk është rikuperuar plotësisht. Kështu, shanset janë që nëse do të jetë nevoja, Mbasë t’i rezervohen minuta në pjesën e dytë.

FORMACIONI – Sa i përket formacionit, nuk pritet të pësojë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit. Atanaskoski ul Zekollin në stol, ndërkohë që Maget shihet si titullar para Muratajt për faktin se senegalezi është më ofensiv dhe mund të ndihmojë më shumë manovrën sulmuese. Pjesa tjetër e skuadrës pritet e njëjtë.

Etiketa: AstanamungesPartizani

Lajme të lidhura

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Para
Kapet me drogë dhe pistoletë në makinë, arrestohet 21 vjeçari

Kapet me drogë dhe pistoletë në makinë, arrestohet 21 vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com