GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi ndaj Kapitolit, kërkohet 33 vjet burg për ‘organizatorin’

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi ndaj Kapitolit, kërkohet 33 vjet burg për ‘organizatorin’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-udhëheqësit të grupit ‘Proud Boys’, Djemtë Krenarë, Enrique Tarrios pritet t’i njoftohet të mërkurën masa e dënimit lidhur me akuzat për një komplot të dështuar për të mbajtur në pushtet ish-presidentin Donald Trump, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020.

Dënimi i tij i jep fund një prej proceseve penale më të rëndësishme që lidhen me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021që ndodhi ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e demokratit Joe Biden.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin e Tarrio-s me 33 vjet burg edhe pse ai ishte arrestuar dhe urdhëruar të largohej nga Uashingtoni, në kohën kur anëtarët e grupit ‘Proud Boys’, iu bashkuan mijëra mbështetësve të zotit Trump në Kapitol.

Por prokurorët thonë se Tarrio organizoi dhe udhëhoqi sulmin e grupit nga larg, duke frymëzuar ndjekësit me karizmën dhe prirjen e tij për propagandë.

Enrique Tarrio ishte i pandehuri kryesor i një prej çështjeve më të rëndësishme që Departamenti i Drejtësisë ndoqi penalisht lidhur me sulmin në Kapitol. Ai dhe tre persona të tjerë u dënuan në maj për akuza, mes tyre, konspiracion për rebelim – një vepër e rrallë, e sjellë nga epoka e Luftës Civile, për të cilën Departamenti i Drejtësisë akuzoi anëtarët e grupeve të ekstremit të djathtë, që luajtën një rol kyç në sulmin e 6 janarit.

“Duke përdorur platformën e tij të fuqishme, Tarrio ka treguar vazhdimisht dhe publikisht se nuk është penduar që ndihmoi lidhur me atë që ndodhi më 6 janar”, shkruhej në një dosje gjyqësore.

Së fundmi Departamenti i Drejtësisë ka paditur edhe zotin Trump për komplot për të përmbysur sistemin demokratik amerikan, duke akuzuar ish-presidentin për komplot në ditët para sulmit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që e shpallnin atë humbës.

Zoti Trump, i cili është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale 2024, këmbëngul se nuk ka shkelur ligjin. Gjyqi ndaj tij mbi këtë çështje është caktuar më 4 mars.

Dënimi me 33 vjet burg që prokurorët kanë rekomanduar për 39 vjeçarin Enrique Tarrion, nga Miami, është gati dy herë më i gjatë se dënimi më i ashpër që është dhënë deri tani, si pjesë e procedime në masë, penale, që ka ndërmarrë Departamenti i Drejtësisë lidhur me 6 janarin.

Themeluesi i grupit ‘Oath Keepers’, Mbajtësit e Betimit, Steuart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burg për komplot për rebelim dhe akuza të tjera. Gjatë kësaj jave gjykatësi Timothy Kelly pritet të caktojë dhe masat e dënimit për tre anëtarë të tjerë të grupit ‘Proud Boys’, të cilët u dënuan nga një juri në muajin maj.

Entique Tarrio, Ethan Nordean, Joseph Biggs dhe Zachary Rehl u dënuan për komplot për rebelim kryengritje. Një anëtar i pestë i grupit ‘Proud Boys’, Dominic Pezzola, u lirua nga akuza për komplot për rebelim, por u dënua për akuza të tjera të rënda.

Prokurorët kanë rekomanduar dënimin me 33 vjet burg për Biggs, 30 vjet për Rehl-in, 27 vjet për Nordean-in dhe 20 vjet për Pezzola-n.

Më shumë se 1 100 persona janë akuzuar për krime federale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit. Më shumë se 600 prej tyre janë dënuar dhe mbi gjysma, kanë marrë masa ndëshkimore me burgim.

Etiketa: ndaj Kapitolsulmi

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Reportazhi i Sky në Koverçano/ Sekretet se si lëvizja futbollistike shqiptare është gjithnjë në rritje

Reportazhi i Sky në Koverçano/ Sekretet se si lëvizja futbollistike shqiptare është gjithnjë në rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura
Aktualitet

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

16:42 - 04/10/26

Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon që kryebashkiaku të zgjidhet...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

16:26 - 04/10/26
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

15:30 - 04/10/26
Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com