GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pas “djegies” së 110 MLN eurove qeveria rikthehet te ndarja në burim, do të nisë në 6 bashki

16:49 - 30/08/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas “djegies” së 110 MLN eurove qeveria rikthehet te ndarja në burim, do të nisë në 6 bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë bashki në vend do të jenë pjesë e një projekti, që do të ketë në thelb ekonominë qarkulluese.

Një marrëveshje që ka kaluar tashmë në Kuvend mes palës shqiptare dhe asaj gjermane nënvizon se, përveç një ndihme financiare prej 6.5 milionë eurosh, do të vihen në dispozicion edhe shërbime, personel dhe materiale. Bashkitë që do të jenë përfituese të këtij projekti nuk bëhen të ditura në relacionin e publikuar.

“Projekti në fjalë ka si qëllim të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë dhe fillon nga zbatimi në vitin 2023.

Marrëveshja për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri” është një marrëveshje granti, e cila do të alokohet nga qeveria gjermane për mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për zhvillimin e instrumenteve ekonomike (p.sh. taksat e landfillit, subvencionet për impiantet e kompostimit).

Këto instrumente duhet të mbështesin ndalimin e asgjësimit të mbetjeve organike (të patrajtuara) në landfille, në përputhje me direktivën e BE-së për landfillin” thuhet në relacionin e qeverisë shqiptare që shoqëron marrëveshjen tashmë të dorëzuar në Kuvend dhe në pritje të miratimit.

Projekti do të ketë ndër të tjera në objektiv të tij përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE sa i takon pjesës së ekonomisë qarkulluese e cila në vendin tonë është një fraksion i vogël në fazë embrionale.

Së dyti sipas relacionit synohet krijimi i sistemit të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, për rrjedhat specifike të mbetjeve.

Së treti ndërmarrja e masave zbatuese për sistemin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në bashkitë partnere dhe së fundmi përmirësimi i efikasitetit të burimeve, dizajnit ekologjik si dhe prodhimit të gjelbër.

“Projekti do të zbatohet në gjashtë bashki në nivel kombëtar. Zbatimi parashikohet të fillojë në korrik 2023 dhe të përfundojë në shkurt 2026” thuhet relacionin e marrëveshjes. Agjencia zbatuese nga pala gjermane do të jetë GIZ ndërsa institucioni shqiptar i ngarkuar do të jetë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Kthimi në vëmendje i ekonomisë qarkulluese vjen në një kohë kur menaxhimi i mbetjeve në vend është orientuar drejt projekteve të inceneratorëve të cilët së fundmi janë bërë objekt hetimi i SPAK.

Ekonomia qarkulluese e cila është një nga qasjet më të shpeshta që kanë vendet e zhvilluara ka në thelb një model prodhimi dhe konsumi, i cili përfshin ndarjen, dhënien me qira, ripërdorimin, riparimin, rinovimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese për aq kohë sa të jetë e mundur.

Në këtë mënyrë zgjatet cikli i jetës së produkteve. Të paktën ky është koncepti se si Parlamenti Europian përkufizon ekonominë qarkulluese.

Inceneratorët kanë marrë nga buxheti deri tani 110 milionë euro

Ndërkohë, qeveria që prej vitit 2015 ka investuar përmes projekteve të partneritetit publik privat (PPP) në ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier Elbasan dhe Tiranë për djegien e plehrave, ndonëse inceneratori është hapi i fundit i trajtimit të mbetjeve, pas ndarjes në burim dhe riciklimit.

Të tre këto inceneratorë janë tashmë nën hetim nga SPAK, teksa kanë marrë së bashku pagesa nga buxheti në vlerën e gati 12 miliardë lekëve (110 milionë euro) .

Në 2021-2022 u hapën hetimet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Sipas SPAK, nga hetimi janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Inceneratori i Elbasanit mori nga buxheti për periudhën 2015-2021, aq sa ishte dhe afati i koncesionit, rreth 2.4 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Inceneratori i Fierit mori për periudhën 2015-2022 rreth 4 miliardë lekë.

Në fillim të gushtit të këtij viti, SPAK nisi hetimin për inceneratorin e Tiranës. SPAK njoftoi se, po heton për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesa nga buxheti 5.5 miliardë lekë për 2019-2022, ndërsa në total ka arkëtuar, sipas bilancit rreth 9.9 miliardë lekë për shkak se merr dhe pagesa nga bashkitë dhe për shërbimin e heqjes së dherave./Monitor

Etiketa: mbetjet

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Emigrimi ilegal në fokus të takimit mes Biden e Chaves

Emigrimi ilegal në fokus të takimit mes Biden e Chaves

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com