GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dash Sula: Basha po e kthen partinë në biznes familjar

20:18 - 30/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e çmimit të naftës, Sula: Akt i pastër vjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas mbledhjes së Kryesisë së PD së vulës, në të cilën ky i fundit nuk mori pjesë.

Sula shprehet se shkaktarët e krizës në PD nuk kanë nxjerrë mësime, por riciklohen dhe duket se duan ta shfrytëzojnë, sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.

Ai shkroi më tej se Basha, nuk po ndjek standartet dhe parimet e perëndimorëve, ndërsa shtoi se pasi kreu i PD, “bëri sikur dha dorëheqjen, por në hije mbajti peng zhvillimet në PD, në pikun e vapës bëri sikur u rikthye fuqishëm” e nuk u përshëndet nga partnerët perëndimorë.

Sipas tij në PD po merren hapa që e zvogëlojnë këtë forcë politike dhe e shndërrojnë në “një biznes familjar”.

“Parti politike apo biznes familjar?

📍Të dashur dhe të nderuar qytetarë dhe ju demokratë të angazhuar, po bëhen afro dy vite që Partia Demokratike është në situatën e saj më të vështirë. Është e përçarë që në kokë e deri në strukturat më të thjeshta. Arsyet tashmë i dimë.

🔴6 marsi i vitit 2022 dhe 14 maj i këtij viti e tregoi me fakte dhe numra se Partia Demokratike nuk mund të kthehet në një forcë alternativë qeverisëse duke luftuar për një llokmë brenda saj. Edhe duke bashkuar votat e ndara mes vetes, opozita sërish nuk bën më shumë vota sesa partia në pushtet. Kjo situatë lips një opozitë më të fortë që të thithë edhe shtresën gri edhe të pakënaqurit.

-Me gjithë këto fakte e prova tronditëse duket se ata që janë shkaktarët e kësaj krize, nuk kanë nxjerrë mësimet por riciklohen dhe duket se duan ta shfrytëzojnë, sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.

-Ne, grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që në vendimet e para që kemi marrë jemi mbështetur te partnerët tanë, ndërkombëtarët, parimet e tyre. Këto parime na udhëheqin.

– Të njëjtat standarte duket se nuk po ndiqen nga ai që më 9 shtator të 2021 inicioi përçarjen e më pas nuk i doli për zot vendimit që mori.

– Pasi bëri sikur dha dorëheqjen por në hije mbajti peng zhvillimet në PD, në pikun e vapës bëri sikur u rikthye fuqishëm. Por ndryshe nga sa iu kishte fryrë ata që I mban afër, nuk mori asnjë urim nga miqtë ndërkombëtarë. Mori urime dhe vlerësime kur dha dorëheqjen por jo kur u ‘kthye’.

– Nëse duhet të ndjekim të njëjtat standarte, këtë detaj do duhet ta vlerësojmë maksimalisht. (nuk ka ndodhur deri më tani)

– Përkundër interesave të demokratëve dhe shumicës së qytetarëve të cilët duan një opozitë alternativë më të mirë qeverisëse sesa kjo që është aktualisht po merren hapa që e zvogelojne Partine Demokratike ne nje biznes familjarë.

– Çdo mbledhje ne kundershtim me ‘kushtetuten’ tone partiake, statutin e PD nuk e forcon opozitën por zvogëlon atë. Kushdo që ka të parën interesin e qytetarëve synon ta rrisë PD, kushdo që do ta trajtojë atë për interesa okulte financiare nuk I intereson se sa zvogëlohet partia por do ta përdorë atë si një instrument për të bërë edhe më shumë para pa firmosur as edhe një ditë në qeveri”, shprehet Sula.

Etiketa: Dashnor SulaKryesore1

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Italia heq dorë nga gazi rus, nënshkruan marrëveshjen e re me Algjerinë

Si një qytetar i thjeshë/ Ish-kryeministrit i shkrepet fotoja “epike”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com