GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zekiç beson por nuk fsheh problemet: Nesër do mungojnë…

20:43 - 30/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Partizanit komenton ndeshjen: Ja ku gabuam…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, është shfaqur sot para mediave në konferencën për shtyp para sfidës së kthimit ndaj Astanës, të vlefshme për play-off të Ligës së Konferencës. Ai ka shpjeguar se ekipi do të vuajë edhe në këtë ndeshje mungesa të rëndësishme.

“Po, do ketë ndryshime taktike, por kemi disa lojtarë të dëmtuar. Do ta shohim nesër. Mehmeti dhe Mba? Shihet që ju i keni të gjithë informatat (qesh). Me shumë mundësi jo.

Astana mundet jashtë? Nëse flasim për Dinamo Zagreb e Ludogorets, janë një nivel tjetër nga Partizani në këtë moment. Nuk dua të flas shumë sot, nesër është një ndeshje tjetër ku kemi 90 minuta apo më shumë ku të luajmë me karakter, ku të jemi më të fortë dhe të luajmë me më shumë besim. Shpresoj që ekipi im të kuptojë që kjo është mundësi e madhe. Pas ndeshjes së parë vuajtëm shumë, por faleminderit Zotit ajo ndeshje përfundoi dhe nesër do të jemi shumë më mirë.

Para çdo ndeshje jam i sigurt që e kam përgatitur ndeshjen shumë mirë. Disa herë nuk është ashtu, disa herë ndodhin gjëra gjatë ndeshjes. Në ndeshjen e parë ndodhi me Grezdën dhe u desh të ndryshoja shpejt të gjithë sistemin. Për nesër padyshim kemi bërë analizën dhe kemi folur shumë dhe i kam dhënë të gjitha informacionet ekipit. Nesër nuk janë të rëndësishëm emrat dhe sistemi, janë të gjitha, por mbi të gjitha është energjia dhe nëse beson, gjithçka është e mundur. Jam i sigurt që nesër do kemi mbështetjen e tifozëve dhe nesër do të luajmë për Partizanin dhe futbollin shqiptar dhe duhet të jemi të qartë rreth kësaj dhe të jemi më të përqendruar.

Do të mundohemi të mos pësojmë por edhe të shënojmë pasi duhet të kemi më shumë mundësi për pasime të fundit e gjuajtje. Për ta bërë këtë duhet të luajmë me më shumë besim. Kur shënon në fillim i jep më shumë forcë skuadrës dhe nesër duhet të luajmë si kolektiv, si ekip.

Çdo gjë është e mundur nesër, duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Por mbi të gjitha të jemi të përqendruar në fillimin e ndeshjes dhe më pas të shohim se çfarë ndodh më pas. Nëse përgatitesh, ke këdo të gatshëm dhe lojtarë që ke në stol që të ofrojnë diçka kur të futen në fushë”, tha Zekiç para mediave./PanoramaSport

Etiketa: conference leaguePartizanizekic

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Lushnje/ E zë mjeti duke punuar tokën, ndërron jetë 55-vjeçari

Vdes 45-vjeçari në Dimal, e zë poshtë traktori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com