GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Champions League/ Klubet elitare të Europës mësojnë rivalët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Champions League/ Klubet elitare të Europës mësojnë rivalët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është hedhur pasditen e sotme, në Monako, shorti i fazës së grupeve të UEFA Champions League, për sezonin 2023/24.

Ceremonia e zhvilluar në “Grimaldi Forum”, ishte spektakolare, jo vetëm për shortin, por edhe për prezencën e yjeve të shumta të futbollit europian që kanë shkruar historinë e kompeticionit si dhe për çmimet individuale që u ndanë për performancat e sezonit që sapo lamë pas.

Edhe këtë sezon, kompeticioni elitar i futbollit për klube, do të zhvillohet pa praninë e skuadrave ruse, të cilat janë përjashtuar nga kupat europiane, për shkak të pushtimit që Kremlini po kryen në Ukrainë. Vetë skuadra ukrainase, prezente në kompeticion, Shakhtar Donetsk, do t’i zhvillojë ndeshjet si pritëse, në Hamburg të Gjermanisë.

Përsa i përket shortit të fazës në grupe, goglat rezervuan duele spektakolare me grupin F që do të jetë “grupi i ferrit”, megjithatë pati dhe skuadra që patën një fat të madh si rasti i Realit të Madridit, që duke përjashtuar Napolin, do të përballet me Bragën dhe Union Berlinin. Faza në grupe do të fillojë më 20 shtator. Ndërkohë, akti final i këtij kompeticioni, do të zhvillohet në Londër.

GRUPET

A: Bayern; Manchester United; Copenhagen; Galatasaray

B: Sevilla; Arsenal; PSV Eindhoven; Lens

C: Napoli; Real Madrid; Sporting Clube de Braga; Union Berlin

D: Benfica; Inter; FC Salzburg; Real Sociedad

E: Feyenoord; Atletico Madrid; Lazio; Celtic

F: PSG; BVB Dortmund; Milan; Newcastle United

G: Manchester City; RB Leipzig; Crvena Zvezda; Young Boys

H: Barcelona; Porto; Shakhtar Donetsk; Royal Antwerp

 

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin nderoi me “Çmimin e Presidentit”, legjendën gjermane Miroslav Klose, për karrierën e tij fantastike, të kurorëzuar me Kupën e Botës në vitin 2014.

Futbollistja e Vitit, u shpall spanjollja Aitana Bonmati, që aktivizohet te Barcelona, ndërsa për meshkujt, çmimin e fitoi norvegjezi Erling Haaland.

ÇMIMET INDIVIDUALE

Trajneri i vitit (futboll për meshkuj): Pep Guardiola

Trajnerja e vitit (futboll për femra): Sarina Wiegman

Futbollisti më i mirë: Erling Haaland

Futbollistja më e mirë: Aitana Bonmati

Çmimi i Presidentit: Miroslav Klose

/m.b /gijotina.com

Etiketa: Champions LeagueKryesore1shorti

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
Partizani përballë Astanas, ja formacionet

Partizani përballë Astanas, ja formacionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com