GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bardhi: Dinamo City e ardhmja e futbollit. Me Tiranën treguam që…

19:57 - 31/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi: Dinamo City e ardhmja e futbollit. Me Tiranën treguam që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesit e Dinamo City nuk shohin ndonjë mister te klubi që drejtojnë dhe financojnë. Ata janë të qetë sa i takon çështjes së logos apo çështjes së dokumentacionit për ndryshimet e fundit, ndërkohë që duan të sqarojnë njëherë e mirë se Dinamo është vetëm një, ajo e 1950-ës, tashmë e pagëzuar Dinamo City.

Sipas tyre, nuk ka asnjë klub të ri apo fshirje të historisë, sikurse interpretohet nga një pjesë e opinionit sportiv.

Presidenti i Dinamo City thekson për median sportive “Panorama Sport” se ndryshimi i emrit dhe logos është bërë vetëm për të mirën e skuadrës, për ta çuar atë në majat e futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Ai shpreh bindjen se projekti i ri është vizionar dhe e sheh si të ardhmen e futbollit.

NDRYSHIMET – Presidenti i Dinamos nuk ka folur për të kaluarën, për të shpjeguar kalimin nga shoqatë në “Sh.a.”, por merret me të ardhmen.

“Nuk e di pse krijohen këto situata. Ne kemi ngjallur një ‘të vdekur’, por ju më duket se e doni akoma ‘të vdekur’… Nuk ka asnjë problem me logon dhe dokumentacionin, çdo gjë është bërë konform rregullave.

Dhe këtë gjë unë si president, tani bashkë me tre aksionerët e tjerë, e kemi bërë vetëm për të mirën e Dinamos, nuk duam të çojmë asgjë në shtëpitë tona. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë.

Dinamo City është një projekt vizionar për futbollin shqiptar, është e ardhmja e futbollit. Unë vazhdoj të përsëris që këtë fat të madh në Shqipëri e pati Dinamo dhe jo skuadra të tjera në vendin tonë.

Vetëm disa klube në gjithë botën e kanë fatin të bashkëpunojnë apo të binjakëzohen me Mançester Sitin. Dhe një nga këto klube është Dinamo City.

Modifikimi është bërë vetëm për këtë projekt, për të treguar nisjen e këtij bashkëpunimi, nuk ka asnjë qëllim të fshijë të kaluarën.

Përkundrazi, ne jemi të nderuar dhe respektojmë gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë klub në Shqipëri.

Dinamo është ajo që ka qenë, e krijuar në vitin 1950 dhe këtë e vërteton ylli që është në logon e Dinamo City. Nuk ka asnjë çështje këtu”, ka deklaruar fillimisht presidenti Bardhi.

E ARDHMJA – Kreu i klubit blu më tej përmend disa argumente pse ky projekt është e ardhmja: “Ne po bëjmë investime të mëdha, ju po e shikoni. Kemi sjellë në skuadër një trajner shumë të kualifikuar, një emër të madh si Luixhi di Biaxho, që ka drejtuar edhe Italinë.

Ne kemi bërë një investim kolosal për ndërtimin e selisë së klubit në Arbanë, ku është krijuar kompleksi i ri me të gjitha çfarë nevojiten, me fusha të reja të cilësisë së lartë. Për të mos folur për merkaton e lojtarëve.

Po investojmë fort për akademinë e Dinamo City, duam të kemi një skuadër U-19, që të pretendojë titullin kampion. Kemi afruar njerëz të kualifikuar në çdo sektor dhe për të gjithë këto them se Dinamo City është e ardhmja”.

DINAMO E FUSHËS – Presidenti Bardhi është shumë entuziast për skuadrën që është krijuar, pavarësisht humbjes në derbin me Tiranën.

“Për herë të parë në këto 3 sezone që jam president i Dinamos kam ndierë kënaqësi në ndeshjen me Tiranën. Jam i lumtur për lojën që zhvilloi skuadra, edhe pse është bërë thuajse e gjitha nga e para.

Pamë një Dinamo City me personalitet në fushë dhe që prodhoi futboll të bukur. Shënuam dy gola, krijuam raste ndaj një kundërshtari të fortë, nuk mund të prisja më shumë në ndeshjen e parë të kampionatit.

Nuk dua të flas për rezultatin, u pa se çfarë ndodhi dhe nuk dua të merrem fare me këtë pjesë. Edhe në fund patëm raste ta barazonim rezultatin.

Ajo që skuadra tregoi në atë ndeshje më bën shumë optimist për një sezon të bukur dhe kompetitiv”, ka thënë numri 1 i klubit kryeqytetas./PanoramaSport

Etiketa: BardhiDinamo City

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Makina përplaset në mur dhe bie në tokë (VIDEO)

Makina përplaset në mur dhe bie në tokë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com