GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Albi Mëcini: Tritolin policia e gjeti në kanal, ndalova për…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Albi Mëcini: Tritolin policia e gjeti në kanal, ndalova për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albi Mëcini, nuk ka pranuar të flasë përpara Gjykatës së Fierit, duke zgjedhur të qëndrojë i heshtur dhe mos treguar asgjë për implikimin e tij në sekuestrimin e 21 kg tritol.

Por njeriu që dyshohet për dy ngjarje të rënda kriminale, ka pretenduar para avokatit të tij, se s’ka asnjë lidhje me tritolin që policia e gjeti në kanal dhe jo në makinën e tij.

Mëcini, u kap nga forcat operacionale brenda automjetit, teksa ndodhej në afërsi të qëndrës “Viva” në Fier.

Ditën e ngjarjes, Mëcini, po udhëtonte me makinën e marrë me qira nga Tirana në drejtim të Vlorës, ku do pushonte.

Me vete kishte një sasi parash, kartën e ID dhe një çantë me rrobat personale. Gjatë hetimeve ka rezultuar se makinën e kishte marrë me qira në Tiranë, vëllai i Mëcinit, i cili ditën e djeshme ja kishte lënë në përdorim Albit.

I kontaktuar në telefon nga “Ora News”, avokati i Mëcinit, Klaudio Dhima, është shprehur:

“…sasia e tritolit nuk është kapur në makinën e klientit tim. Lënda shpërthyese, është gjendur nga policia e hedhur në një kanal, 4-5 metra larg vendit ku Albi Mëcini, kishte ndaluar për të kryer nevojat personale…”.

Teksa Mëcini, ka qëndruar shumë pranë sasisë së tritolit, kanë ndërhyrë agjentët e policisë së Fierit dhe Vlorës, duke sjellë arrestimin e Mëcinit dhe sekuestruar çantën me 21 kg tritol të ndarë në dy pako, ku ishin instaluar dhe dy aparate telefonike.

Mëcini, e ka mohuar në gjykatë implikimin e tij me sasinë e tritolit, duke pretenduar se do ndodhej në atë vend, pasi po ikte në Vlorë për të pushuar.

Por kjo dëshmi, nuk ka bindur gjykatën e Fierit e cila vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Albi Mëcinin dhe të shpalli në kërkim Arafat Manërkollin dhe Ervis Cukalin nga Tirana.

Sasia e lëndës shpërthyese, dyshohet se do vendosej në banesën ose makinën e një eksponenti të njohur të botës së krimit në Fier.

Ndërsa autorët janë kujdesur që aktivizimin e shpërthimit të realizonin nga distanca me telekomandë dhe në largim e sipër ata sipas prokurorisë do përdornin një makinë të dytë, të cilën kishin planifikuar ta digjnin me benzinë.

Nga hetimet e policisë, Mëcini dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron duke kryer vrasje me pagesë në disa qytete të vendit.

Etiketa: Albi MeciniKryesore1

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Tentuan t’i vidhnin çantën në hotel, policia arreston britanikët

Tentuan t’i vidhnin çantën në hotel, policia arreston britanikët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

Në fund të korrikut, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejet për një numër të madh kullash dhe resortesh nëpër Shqipëri....

Lexo më shumë
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

20:17 - 01/10/26
Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

20:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com