GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

KAS nuk pranoi padinë e PD, Kolegji Zgjedhor kundër vendimit

12:51 - 01/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Të vendoset emri i Berishës’, çfarë vendosi Kolegji Zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji Zgjedhor pranon padinë e PD-së dhe i kërkon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ta shqyrtojë.

PD kërkon të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës dy anëtarë në KZAZ dhe jo një të vendosur nga KQZ, por KAS nuk e pranoi padinë.

Për këtë arsye ankimoi në Kolegjin Zgjedhor, i cili me vendimin e tij sjell “Shfuqizimin e Vendimit Nr.179, datë 22.08.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ‘Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë’”.

Po kështu Kolegji vendosi se Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve duhet të marrë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”, brenda 2 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

VENDIMI

Sot, më datë 01.09.2023, ora 09:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1- Marsela Dervishi (Relatore);

2- Sokol Ibi (Anëtar);

3- Manjola Xhaxho (Anëtare);

4- Esmeralda Xhili (Anëtare);

5- Edlira Petri (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr. “Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.37 Regj.Themeltar, Datë 29.08.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga z. Indrit Sefa.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, përfaqësuar nga znj. Ina Osmanaj dhe z. Erion Meta.

PERSON I INTERESUAR: Partia e Lirisë, përfaqësuar nga z. Altin Kaziaj.

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 179, datë 22.08.2023, të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) të marrë vendim, lidhur me kërkesën ankimore nr. 93, Dt. 20.08.2023, depozituar nga subjekti “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

 

BAZA LIGJORE:Nenet 21, 64, 65 dhe 66, 124, 124/1, 145 e në vazhdim të Kodit Zgjedhor;

Nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 01, datë 23.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me Vendim nr.179, datë 22.08.2023, objekt i kërkesë-padisë së mësipërme, ka vendosur:

“Mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 93, datë 20.08.2023, të paraqitur nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bazuar në pikën 1 të nenit 145 të Kodit Zgjedhor, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 152 të Kodit Zgjedhor”.

me Vendimin Nr. 34, datë 01.09.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI:

1- Pranimin e padisë.

2- Shfuqizimin e Vendimit Nr.179, datë 22.08.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

3- Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të marrë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”, brenda 2 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

4- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

5- Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

6- U shpall në Tiranë më datë 01.09.2023.

Etiketa: KASkolegjPD

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Berisha: Negociata me grupin e Bardhit, por jo me pengun e Ramës

Berisha: Negociata me grupin e Bardhit, por jo me pengun e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com