GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një Kuvend për Lulzim Bashën

17:28 - 01/09/23
në Opinion, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Një Kuvend për Lulzim Bashën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergji Koja

Lulzim Basha ka thirrur nje Kuvend të formacionit që drejton, në kuadër të asaj që konsiderohet si ringritja e PD-së zyrtare apo e vulës.

Kuvendi konsiderohet nga disa si ndarja përfundimtare e PD nga Sali Berisha, të tjerë si një thellim të ndarjes pa kthim mes demokratëve, një pjesë si një tentativë të Bashës për ta kthyer partinë në një biznes personal dhe një të tjerë po e kalojnë si një zhvillim pa vlerë.

Po çfarë mund të prodhojë Kuvendi i Lulzim Bashës?

Në harkun kohor të dy viteve Lulzim Basha ka mbledhur 3 Kuvende.

Njërin në 2021, ku me mbështetjen e Sali Berishës, pavarësisht shpalljes “non grata” nga SHBA, Basha mori mandatin e 3-të në krye të PD, pavarësisht se kishte koleksinuar vetëm humbje nga 2013 deri në 2021.  Në atë kohë Basha dhe Berisha u shfaqën duke u përqafuar, përpara qindra militantëve demokratë që mbushnin sallën qendrore të Pallatit të Kongreseve, si për të treguar se janë një dhe të pandarë. Madje, pamjet mund të interpretoheshin edhe si një karshillëk ndaj atyre që kishin marrë vendimin e “non grata”, që në atë kohë nuk e shqetësonte aspak Lulzim Bashën, edhe pse dy muaj më pas, u shfaq me një tjetër fytyrë, atë të një vendimmarrësi që nuk përfillte askënd dhe çdo përgjegjësi e mbante personalisht.

Kuvendin e dytë, Basha e mblodhi në 18 dhjetor, si kundërpeshë ndaj Sali Berishës, i cili në 11 dhjetor mblodhi Kuvendin e tij të Rithemelimit dhe një javë më pas ndërmorri atë që u quajt si referendumi i 44 mijë demokratëve që shkarkuan Bashën si kryetar.

Në 18 dhjetor, kishim një Bashë që ende shihej si një mundësi që mund të ringrinte PD, për aq sa kontrollonte, ndërsa në krah kishte shumicën e deputetëve.

Sot situata ka ndryshuar, Basha pothuajse është në të njëjtën kuotë mbështetjeje nga deputetët me atë që kishte Berisha ne shtator të 2021, kur Basha e largoi nga grupi parlamentar.

Në atë kohë Berisha kishte nga pas 6-7 deputetë, po aq sa ka sot Basha, por me një dallim të madh, Berisha provoi se kontrollon pothuajse 85% të votave opozitare në elektorat.

Basha me Kuvendin e 2 shtatorit duket se po luan me të njëjtën skemë si Berisha në 11 dhjetor, duke mbledhur një Kuvend që nuk ofron asnjë zgjidhje bashkimi për 3 grupimet që përfaqësojnë atë PD e dikurshme, kur Basha kishte sytë nga Berisha e ky i fundit e mbante si Kryetar, pavarësisht se ishte i bindur që nuk kishte format lideri.

Thjesht Basha me Kuvendin e 2 shtatorit do të konsolidojë pozitën e tij, ndoshta duke larguar armiqtë e fundit, që këtë rradhë janë nga Gazment Bardhi te Saimir Korreshi apo Jorida Tabaku e Dash Sula. Këta të fundit, që muaj më parë ishin mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës në përplasjen me Sali Berishën,  sot janë kthyer në kundërshtarët e tij më të ashpër, madje shihen si e vetmja mënyrë për të ndalur Lulzim Bashën për të marrë kontrollin e plotë të vulës së PD.

Këtë gjë e di edhe Basha, ndaj po nxiton që të përmbyllë një proces që e nisi në 2021, rrugës humbi shumë nga mbështetësit e tij, dhe dy vjet më pas, po mundohet që të tregojë se është një aktor mes atyre opozitarë, që ka nën kontroll 6-7 deputetë, mandatet e të cilëve mund të konsiderohen të arta.

Basha e njeh mjedisin politik shqiptar po aq sa e njeh Berisha, Rama, Meta. Ka mësuar e përvetësuar nga ky sistem çdo hile, çdo kulisë dhe çdo prapaskenë, ndaj e ka të qartë, se duke pasur qoftë edhe formalisht një vulë partie, apo një grup deputetësh, do jetë i privilegjuar në çdo negociatë të mundshme, që në fund mund të përkthehet më shumë pushtet për të, pavarësisht se nga kush do i vijë si dhuratë.

Ndaj dhe ai po nxiton të bëjë një Kuvend, të artikulojë sa më fort idenë për ndryshime Kushtetuese, si rrugën e vetme që mund ta rikthejë në një faktor, dhe ato 6 apo 7 mandate deputetësh të kenë një vlerë, qoftë edhe për pazarin e rradhës.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1KuvendiPD

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
“Mortja veshin e saj”/ Arbana “kap mat” ndjekësen në Insta

Arbana ndan fotot nga ditëlindja e parë e vajzës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com