GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haga liron kriminelin serb të luftës

21:34 - 01/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Haga liron kriminelin serb të luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-komandanti i Njësisë së Operacioneve Speciale të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Franko Simatoviç, ka arritur sot në Beograd, ku është transferuar nga Haga për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Studio ligjore që ka mbrojtur 73-vjeçarin ka bërë të ditur se ai ka arritur sot në Serbi për shkak të shëndetit të dobët ndërsa shteti serb ka dhënë garanci për lirimin e tij.

Këto garanci përfshijnë se, nëse ai shkel ndonjë nga kushtet në të cilat u lirua përkohësisht, Serbia do ta arrestojë dhe do ta ekstradojë përsëri në Tribunal për të vuajtur dënimin, raporton klix.ba.

Simatoviq është dënuar me 15 vjet burg për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci nga Tribunali i Hagës.

Më 31 maj të këtij viti, Mekanizmi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare e shpalli Simatoviqin, së bashku me Jovica Stanishiqin, fajtorë për ndërmarrje të përbashkët kriminale në shtatë komuna në Bosnje dhe Hercegovinë.

Simatoviq dhe Stanishiq u dënuan për krime në Bijeljina, Zvornik, Doboj, Trnovo, Bosanski Samac dhe Sanski Most me vendim të shkallës së dytë dhe të formës së prerë. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se lirimi i Simatoviqit dhe ardhja e tij në Beograd janë të rëndësishme edhe sa i përket një segmenti tjetër.

Sipas portalit Danas.rs, Simatoviq do të dëshmojë në rastin “Panda”, i cili ka të bëjë me vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në një restorant në Pejë.

Masakra ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit 1998 dhe ende nuk është zbardhur. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë disa herë se vrasja nuk është bërë nga shqiptarët dhe se opinioni do të habitet kur të zbulohen autorët.

Etiketa: krimineli serb

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Tentuan të fitojnë tenderin me kanosje, arrestohen 2 vëllezërit

Tentuan të fitojnë tenderin me kanosje, arrestohen 2 vëllezërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com