GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj në gjumë, mban peng dhënien e nënshtetësisë për talentet e kombëtares

14:10 - 02/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj në gjumë, mban peng dhënien e nënshtetësisë për talentet e kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa dekreton pa bërë rezistencën edhe më të vogël për ligje të Qeverisë që kanë prodhuar debate dhe kundërshti jo thjesht politike, Presidenti Bajram Begaj prej kohësh mban peng në sirtarët e Presidencës dhënien e nënshtetësisë për talente të kombëtares U-21 apo të ekipeve kombëtare të moshave.

Duket se Begaj ka vendosur dy standarde: atë të dekretimit, qoftë edhe në heshtje të çdo drafti që mban firmën e Edi Ramës, dhe zvarritjen apo mbajtjen peng të çdo akti tjetër, në fund të të cilit nuk ndodhet firma e Kryeministrit, apo e dikujt tjetër të deleguar prej tij.

Nëse doni një fakt, mjafton të shihet zvarritja e pakuptimtë që Presidenti i bën dekreteve për ti dhënë nënshtetësinë shqiptare lojtarëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe Kombëtares së futbollit, megjithëse në Presidencë ndodhen dosjet me dokumentacionin e plotë dhe të rregullt.

Janë disa emra që presin firmën e Presidentit për të marrë nënshtetësinë dhe më pas të kenë dritën jeshile për t’iu bashkuar Kombëtares U21 që drejtohet nga Alban Bushi, ndërkohë që në prag janë dy sfida, ajo ndaj Armenisë dhe tjetra ndaj Rumanisë.

E gjitha kjo ndodh kur në njërën anë Presidenti pothuajse çdo ditë firmos dekrete për dhënie nënshtetësie apo heqjen dorë prej saj, ndërsa në anën tjetër Edi Rama flet për “pasaportat e arta”.

Por Presidenti duket se e ka të vështirë që në morinë e punëve të shumta që kryen, në angazhimet e tij, të gjejë kohën dhe të hedhë firmën e tij, mbi listën me emrat e talenteve të futbollit, të cilët me përkushtimin e tyre, mund të kontribuojnë për imazhin e vendit shumë më tepër se çdo angazhim i Bajram Begajt.

Presidenti duhet ta kuptojë se ata që presin të marrin nënshtetësinë shqiptare kanë refuzuar ofertat nga Gjermania apo Zvicra, kanë zgjedhur të veshin fanellën e kombëtares shqiptare dhe duan të ngrenë lart flamurin kuq e zi.

Të paktën si një ish-ushtarak, aq më tepër gjeneral i Forcave të Armatosura, Begaj duhet të ndjehet dy herë i obliguar për të firmosur dekretet, që nesër të mos skuqet apo të mos nxihet.

Deri më tani, Begaj ka vonuar për 12 muaj pajisjen me pasaporta shqiptare të talenteve të kombëtares së moshave. Ka bllokuar një proces zinxhir, pa dhënë asnjë shpjegim, madje pa nxjerrë asnjë justifikim.

Thjesht Presidenti ka vendosur ti mbajë dosjet në sirtar, ndoshta ka menduar ta zgjasë sa më shumë procesin deri sa fletët të zverdhen, por në fund mund të marrë si shpagim “nxirjen e fytyrës”.

Etiketa: BegajfutbollisteKryesore1nenshtesi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Arrestohet amerikani në Rinas, u kap duke kontrabanduar

Arrestohet amerikani në Rinas, u kap duke kontrabanduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com