GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Chelsea do e fitojë Chiesan vetëm në një mënyrë, Tuchel merr vendimin e rëndësishëm

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Klubet më të mëdha kërkojnë Chiesa-n/ Juventus nuk pranon shifrat stratosferike, kërkon më shumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chelsea raportohet se është i interesuar për nënshkrimin me lojtarin e Juventus, Federico Chiesa, i cili mund të largohet nga ‘Bardhezinjtë’ pas vetëm dy sezonesh verën e ardhshme.

Fabrizio Romano foli në podkastin e tij ‘Here We Go’ dhe ka pohuar se trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, do të ishte i kënaqur të nënshkruante me italianin.

Ai shton më tej se trajneri gjerman është një admirues i ish-lojtarit të Fiorentinës dhe kështu ‘Blutë’ e Londrës janë duke e ndjekur sulmuesin.

Chiesa ka qenë një anëtar i rëndësishëm i Juventusit dhe Italisë që kur u bashkua me ‘Zonjë e Vjetër’ si dhe e ndihmoi Kombëtaren e tij të fitonin Europianin.

Ai shënoi 14 gola dhe kontribuoi me 11 asistime në sezonin e tij të parë me gjigantët torinezë dhe ka realizuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime për sezonin 2021-2022.

Nuk ka gjasa që Juventus të jetë i gatshëm të shesë lojtarin, por ka një kusht që mund të bëhet i rëndësishëm për të dyja skuadrat.

Djemtë e Allegrit janë duke luftuar në Serie A dhe kanë një detyrë të madhe përpara për të mbyllur diferencën deri në katër më të mirat në ligë. Juventus ndodhet në vendin e shtatë në tabelë, shtatë pikë prapa Atalantës së vendit të katërt.

‘La Gazzetta dello Sport’ ka zbuluar se një mori lojtarësh mund të duhet të largohen nëse ‘Zonja e Vjetër’ nuk kualifikohet në Champions sezonin e ardhshëm.

Një vend jashtë katërshes së parë do të çonte në një humbje të pritshme prej 80 milionë euro në të ardhura dhe Chiesa është ndër emrat që mund të sakrifikohen nga ‘Bardhezinjtë’.

Romano nënvizon se thashethemet për një lëvizje të mundshme në Chelsea lindin për shkak të admirimit të Tuchel për yllin italian.

Thashethemet nisin sepse ne e dimë që Thomas Tuchel e do këtë lojtar”, tha Romano. “Ai mendon se Chiesa është një nga sulmuesit më të mirë”.

Chiesa shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Chelseas në Allianz Stadium më 29 shtator dhe të dy klubet aktualisht po luftojnë për vendin e parë në Grupin H në Champions League./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: Chelseachiesatuchel

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
Kërkoi ryshfete për të liruar kriminelin, gjykata jep vendimin për agjentin e “Fast Albania”

Kërkoi ryshfete për të liruar kriminelin, gjykata jep vendimin për agjentin e “Fast Albania”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com