GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kuvendi i një kandidati për monark

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i një kandidati për monark
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Levonja

Kuvendi i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i atyre që, gjoja po reformojnë Partinë Demokratike, nuk është as kuvendi i demokratëve, nuk është as i opozitarëve. Nuk është kuvend për të ndihmuar Shqipërinë me opozitarizëm, për të ndihmuar vendin të cilit iu shty futja në Europë në vitin 2030. Pavarësisht se gjoja Partia Demokratike e vërtetë apo zyrtarja lançoi një spot, ku thuhej se vendi ka nevojë për ndryshim etj.

Është kuvendi i kultit të individit se, vetëm për atë u fol, jo për vendin. Është kuvendi, një pëllëmbë surratit për ata që na mbytën se nuk bashkëpunojnë me ‘non gratat’, se, Sali Berisha e bën për vete, se ku është opozita reale dhe se kush i shërben Edi Ramës dhe jo. Përfundimisht është kuvendi i Lulzim Bashës apo edhe kuvendi i tipit shqiptar kokëfortë, i inatçorit që kurrë nuk e shikon dot veten larg vëmendjes politike etj.

Kur njëri mbush një pallat sporti dhe tjetri mbush një stadium të tërë, vetëm të jesh i verbër dhe të mos kuptosh se ku është shumica. Megjithatë ky është edhe rasti më i flagrant për të kuptuar atë tipin e Unit, apo të të Fortit, Njëshit etj., në politikën tonë. Ky kuvend nuk tregoi asgjë tjetër veç faktit se një tjetër monark i ri po kërkon të shpallet.

Nëse kuvendi i Stadiumit që solli kuvendin e marsit 2022, ku kufizoi mandatin e kryetarit, i cili jep menjëherë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet e përgjithshme, dhe se votëbesohet edhe vetëm një herë nëse humb zgjedhjet lokale.  Ky i Bashës, hoqi çdo kufizim. Me një fjalë, Basha mund të humbi përjetësisht, por nuk mund të dorëhiqet.

Nëse në kuvendin e stadiumit kandidatët për kryetar bashkie apo deputetë, zgjidhen me primare, përshembull janë vet demokratët në rrethe që e zgjedhin kandidatin, tek kuvendi i Bashës i firmos dhe i vulos kryetari i madh, pra Basha, pavarësisht klauzolës një anëtar një votë.

E fundit edhe nënkryetarët, nuk ka askush apo asnjë të drejtë kryesia, por kryetari. Pra kryetari zgjedh, firmos dhe po ai vulos. Ju mund të sugjeroni, mund të propozoni por ju nuk votoni, vetëm ngrini dorën lart.  Pra nuk ishte një kuvend kombëtar për interesat e vendit.

Pavarësisht se si forcë politike merr nga taksat e shqiptarëve fonde a financime. Ishte totalisht kuvendi i një monarku. Pavarësisht taksave tuaja, djersës tuaj, ky është ai pakti përmbi i hallkave shtetërore, si qeveri-shtet, gjykata, pyka opozitare etj.

Etiketa: ILIR LEVONJAOpinion

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Rashica “merr me të mira” turqit: Jemi të ngjashëm me ju

Rashica për Besiktas, shënon e feston me Shqiponjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka dalë publikisht në mbështetje të kapitenit të Portugalisë pas largimit të tij nga grumbullimi...

Lexo më shumë
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com