GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arsenal fiton në shtesë përballë rivalëve te betuar

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsenal fiton në shtesë përballë rivalëve te betuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsenali ia doli të fitonte në extremis ndaj Manchester United teksa i mposhti “Red Devils” me shifrat 3-1. Një gol i Declan Rice në të 97’ minutë, i ndjekur nga goli i Jesus në të 101’, nderoi vendasit që mposhtën kështu miqtë pas një ndeshje mjaft të luftuar.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, dy golat u shënuan në pjesën e parë teksa të parët që kaluan në avantazh ishin Djajtë e Kuq. Marcus Rashford shënoi një gol mjaft të bukur duke mposhtur me një goditje preçize portierin Aaron Ramsdale.

Megjithatë, reagimi i “Topçinjve” nuk vonoi dhe erdhi vetëm një minutë më pas me anë të Martin Odegaard që shfrytëzoi në maksimum një pasim të Martinellit.

Në fraksionin e dytë, skuadra e Mikel Artetës provoi në disa raste të godiste kuadratin e portierit Onana, por pa pasur saktësinë e duhur. Ndërkohë, edhe VAR i erdhi në ndihmë United kur në minutën e 59-të arbitri Taylor akordoi penallti pas një kontakti në zonë mes Havertz dhe Uan-Bissaka.

Megjithatë, pas konsultimit me sistemin VAR, arbitri Taylor e ndryshoi vendimin e tij. Gjithsesi, VAR pati sërish punë kur në fundin e ndeshjes, Garnacho shënoi gol, por më pas teknologjia anuloi festën e sulmuesit për shkak të një pozicioni jashtë loje. Arsenali, ndërkohë nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe në të 96-tën, Declan Rice çoi peshë tifozët në Emirates kur shënoi me një goditje të fortë nga brenda zonës.

United nuk kishte kohë për të reaguar dhe pësoi edhe një tjetër gol me anë të Gabriel Jesus. Si përfundim ndeshja u mbyll me shifrat 3-1 teksa pas kësaj sfide, Arsenal ngjitet në kuotën e 10 pikëve në vend të katërt ndërsa nga ana tjetër, United, mbetet në kuotën e gjashtë pikëve në vend të 11-të./SSA

Etiketa: ArsenalMan.United

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
Moti i keq shtyn ndeshjen e La Ligas

Moti i keq shtyn ndeshjen e La Ligas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com