GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zekic tregohet realist: Mrekulli që fituam, vetëm 2 lojtarë…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zekic tregohet realist: Mrekulli që fituam, vetëm 2 lojtarë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka qenë shumë kritik me lojën e skuadrës së tij në fitoren 1-0 ndaj Laçit. Tekniku i të kuqve, theksoi se lojtarët e kishin marrë lehtë këtë ndeshje dhe kishte qenë një fitore me fat.

“Faleminderit Zotit fituam në fund. Laçi ishte më mirë se Partizani se u fshehëm, nuk ishim kompakt, nuk luajtëm në mbrojtje. Duhej ndërruar diçka, ndoshta mund të bëja ndryshime edhe më parë se sot kisha disa lojtarë që ishin komplet jashtë ndeshjes.

Ne nuk luajtëm futboll, mund të pësonim 2-3 gola, nuk ishim kompakt, nuk lëviznim, nuk përdornim lojtarët që duhej për thellësi. Sot ishte problem mendor, ndoshta nga e enjtja, ndoshta disa menduan se mund të fitonim lehtësisht, por nuk mund të fitosh kështu.

Padyshim vuajta se plani ishte që në fillim të bënim presing se e dimë që jemi të lodhur dhe na duhet të vendosim energji në fillim. Por shumë shpejt ishte e qartë se nuk mund ta bënim këtë sot. Nëse Laçi do të na shënonte sot, do të ishte e vështirë ta kthenim ndeshjen. Rotacioni nuk ishte problemi, se vetëm tre lojtarë ndërrova. Por shkaku është te mendja, mentaliteti. Është një mrekulli se si nuk e humbëm ndeshjen sot.

Zëvendësimi i Carës ishte taktik, isha i pakënaqur për mënyrën si punoi me top, si e humbte, si ishte reagimi pas humbjes së topit dhe si ktheheshim. Shpresoj që skuadra ime të mos luajë kurrë më si luajti sot në pjesën e parë.

Jam i kënaqur me Bintsuka se është i ri, është ndeshja e tij e dytë dhe duhet të përdorë më shumë gjëra për të cilat flasim. Mendoj se sot ishte e vështirë të luante për të, se luajtëm shumë avash, nuk shkuam në thellësi. Për një paraqitje të mirë të tij, pro edhe këdo, duhej të luajmë në mënyrë të mirë. Pas 50 minutash dëshiroja të ndërroja 3-4 lojtarë, përfshirë veten. Jam i kënaqur me vetëm dy lojtarë, Pano (Qirko) dhe Maget. Maget ka bërë ndeshjen perfekte sot, në sulm dhe në mbrojtje ku ishte shpesh i vetëm.

Grezda në 5 vite nuk ka pasur vazhdimësi. Tani shpesh është i lodhur, jashtë ritmit. Na duhet kohë për të, të gjithë dinë cilësinë që ka, është i shpejtë. Por për të parë atë shpejtësi, do të duhet punë bazë. Do të punojmë me të, është e vështirë. Ne mendojmë për Grezdën, shumë lojtarë, nëse vijnë në nivelin e duhur, do të bëjnë shumë për ne”, tha Zekiç në intervistën pas ndeshjes./PanoramaSport

Etiketa: Partizanizekic

Lajme të lidhura

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku
Sport

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!
Sport

Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

09:19 - 03/08/26
FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës
Sport

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26
Para
Dyshime për keqpërdorime me terapitë e të sëmurëve me kancer

Dyshime për keqpërdorime me terapitë e të sëmurëve me kancer

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

Dhjetëra banorë të Patosit janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë, duke protestuar kundër reformës së re administrative dhe propozimit...

Lexo më shumë
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com