GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përfundon debati mbi energjinë bërthamore, Scholz: “Kalë i ngordhur”

12:04 - 04/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon debati mbi energjinë bërthamore, Scholz: “Kalë i ngordhur”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me përfundimin e shfrytëzimit ka filluar edhe çmontimi i termocentraleve bërthamore që ekzistojnë ende, tha kancelari Scholz. Po do të donim ende të ndërtonim termocentrale të reja bërthamore, do të duheshin 15 vjet dhe do të shpenzonim 15 deri në 20 miliardë euro për central.

Kohët e fundit, FDP dhe CDU kanë bërë thirrje për një kthim në energjinë bërthamore. AfD është gjithashtu në favor të vazhdimit të shfrytëzimit të energjisë bërthamore.

Scholz skeptik për subvencionimin e çmimit të energjisë për industrinë

Kancelari foli me rezerva për kërkesat e shoqatave ekonomike dhe të një pjese të koalicionit qeveritar për të subvencionuar çmimin e energjisë elektrike për industrinë. Sigurisht, “propozimi se kujt t’i jepet para është më i lehtë për t’u bërë sesa propozimi se nga duhet të vijnë këto para”, tha Scholz.

Ai theksoi se ka vetëm tre mundësi financimi për uljen e çmimit të energjisë elektrike për ndërmarrje të caktuara. Ose duhet të paguajnë klientët ose tatimpaguesit më pas. Opsioni i tretë është hyrja borxh.Megjithatë, kancelari tha se është e qartë se në Parlament ka mendime shumë të ndryshme për këtë temë.

Kjo është arsyeja pse pyetja se ku do të gjenden këto miliarda duhet të përfshihet “natyrshëm” në çdo diskutim. Në këtë kontekst, Scholz kujtoi se detyra e mirëfilltë është ulja strukturore e çmimit të energjisë elektrike. Me këtë ai ka parasysh nevojën për të zhvilluar prodhimin e lirë të energjisë elektrike të gjelbër dhe zgjerimin e rrjetit.

Nuk ka borxhe të reja të veçanta

Në përgjithësi kancelari Scholz u shpreh kundër borxheve të reja të veçanta jashtë buxhetit të rregullt. Nuk mund të bëhet rregull që shteti të hyjë në borxhe 100 apo 200 miliardë euro në vit, tha ai. Për sa u përket të ardhurave nga taksat, ai mendoi se duhet të shohim se si të menaxhojmë të gjitha paratë që kemi. Nëse ekonomia nuk dëshiron që të hiqet frena e borxhit, duhet të thotë gjithashtu se është mirë që qeveria federale po e mbështet ekonominë gjerësisht, por jo me programe qindra miliardëshe, theksoi Scholz. Kohët e fundit, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit kishte kritikuar spostimin në të ashtuquajturat fonde speciale të borxhit të federatës dhe e kishte cilësuar këtë si shpenzim që ikën nga buxheti.

“G20 mbetet i rëndësishëm”

Kancelari gjerman nënvizoi rëndësinë e grupit të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe në zhvillim, pavarësisht zgjerimit të planifikuar të bllokut BRICS me gjashtë shtete. G20 do të vazhdojë të ketë rëndësi. Presidencat e Indonezisë, Indisë dhe Brazilit vitin e kaluar, këtë vit dhe vitin e ardhshëm janë dëshmi e kësaj. Në këtë kontekst, Scholz foli për një “detyrë të madhe” dhe një “detyrim të shenjtë” për të formësuar botën e së nesërmes së bashku dhe në baza të barabarta me vendet në zhvillim të Azisë, Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Evropianoperëndimorët kanë një përgjegjësi këtu të lidhur me historinë dhe të kaluarën e tyre koloniale. Sepse nuk duhet të harrojmë se në shumë vende në zhvillim dhe në zhvillim, kjo histori është ende aktuale.

“Propozimi i partneriteteve të drejta”

I pyetur se çfarë mund të bëhet ndryshe në konkurrencën me Kinën, për shembull, kancelari tha se dëshiron të ofrojë “partneritete të barabarta”. Për shembull, ne mund t’i ndihmojmë vendet e Jugut që të mos mjaftohen me nxjerrjen e lëndëve të para, por edhe t’i përpunojnë ato po në vend./ DW

Etiketa: kancelari Scholztermocentrale bërthamore

Lajme të lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka
Aktualitet

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Para
Begaj me Osmanin: Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë

Begaj me Osmanin: Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Kështu, në tregun shqiptar, një litër naftë do...

Lexo më shumë
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com