GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi shkarkon trajnerin pas humbjes së turpshme me Egnatian

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kukësi shkarkon trajnerin pas humbjes së turpshme me Egnatian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rraman Hallaçi nuk është më trajneri i Kukësit. Klubi verilindor ka njoftuar se pas dy humbjeve në nisjen e sezonit të ri, trajneri dhe Kukësi kanë ndarë rrugët. Disfatat 3-1 kundër Vllaznisë në javën e parë të sezonit dhe humbja e djeshme 0-4 në shtëpi me Egnatian kanë bërë që Kukësi të jetë në kërkim të një trajneri të ri.

“Klubi i Kukësit njofton ndërprerjen e bashkpunimit me trajnerin Rraman Hallaçin! Shkak bëhen rezultatet e dobëta dy ndeshjet e para të kampionatit duke bërë që ekipi të pozicionohet në vendin e fundit! Klubi i uron suksese në karrierën e tij edhe e falenderon për kontributin e dhënë”, njofton Kukësi.

Ky sezon për verilindorët duket se do jetë me probleme, kjo pas telasheve dhe arrestimit të presidentit Safet Gjici nga drejtësia. Zero pikë në dy javë Superligë dhe një lojë që lë për të dëshiruar, e kanë kthyer Kukësin në një ekip që lufton për mbijetesën.

Në vetëm dy javët e para të sezonit të ri, Superliga ka parë dy shkarkime trajnerësh. Pasi Laçi largoi Stavri Nicën pas javës së parë, tanimë Kukësi shkarkon Hallaçin.

Ish-kapiteni i drejtoi Blutë në 35 ndeshje. Ai u ul në stolin e verilindorëve si fillim në 28 dhjetor 2020 si trajner kujdestar, duke qenë në krye për pesë ndeshje. Ishte 22 dhjetori i 2022 kur atij iu besuan frenat e ekipit, duke e drejtuar sezonin që lamë pas në 28 ndeshje dhe në dy takimet e këtij sezoni të ri.

Etiketa: Kukesitrajner

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera
Sport

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit
Sport

Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

12:01 - 04/08/26
Para
Përfundon debati mbi energjinë bërthamore, Scholz: “Kalë i ngordhur”

Përfundon debati mbi energjinë bërthamore, Scholz: "Kalë i ngordhur"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26

Jonaid Myzyri është “hero” i kryeministrit Rama, sepse SPAK e pushoi çështjen kundër tij për korrupsion me tenderat. Duke qenë...

Lexo më shumë
Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com