Çifti i njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi së fundmi kanë nisur pushimet familjare.
Dyshja kanë zbuluar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se destinacioni i tyre i radhës është Afrika.
Në disa imazhe të radhës, moderatorja e famshme dukej në formë të mrekullueshme e veshur me bikini te zeza dhe një fustan plazhi model rrjete.
Në anën tjetër edhe reperi nga Kosova është shfaqur i veshur me shumë stil në një kostum ngjyrë rozë.
Ndërkohë, çifti nuk i kanë lënë anash as postimet me të bijën e tyre Marget, por duke u kujdesur që të mos zbulonin portretin e saj.
Kujtojmë që këto pushime të tyre vijë pas një sezoni angazhimesh për ta, prezantuesja me programin e saj televizive, ndërsa reperi me projekte të ndryshme muzikore dhe koncerte./Telegrafi
https://www.instagram.com/p/Cww1v-joSNU/?img_index=1
https://www.instagram.com/p/CwxCOcTIrCk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8ef9654c-7e89-4366-863c-2b6206f964ff
https://www.instagram.com/p/CwsuPzpI6Ma/?img_index=1
Discussion about this post