Pushimi i kombëtareve bën të mundur ribashkime mjaft “të çuditshme” në dhomat e zhveshjes së skuadrave europiane. Dy javët e shtatorit do të jenë thelbësore për të testuar marrëdhëniet personale mes futbollistëve të ndryshëm.
Një nga lojtarët elitë që është në qendër të vëmendjes është Kylian Mbappé. Sulmuesi nga Bondy është rikthyer për të luajtur në një “telenovelë” të re këtë merkato të verës që lidhet drejtpërdrejt me Real Madridin.
Edhe pse as sulmuesi francez dhe as entiteti i kryesuar nga Florentino Pérez nuk kanë bërë ndonjë lëvizje për të lehtësuar një transferim të tij drejt Santiago Bernabéut, thashethemet dhe spekulimet nuk kanë të ndalur as tani që është mbyllur merkatoja.
Por kjo stuhi mediatike thuhet se ka lënë mbresa tek fubtollistë merengue. Për këtë arsye, dy futbollistë që janë të ‘detyruar’ të luajnë me të kanë bërë një pakt. Eduardo Camavinga dhe Aurélien Tchouaméni kanë rënë dakord, përpara se t’u bashkohen bashkatdhetarëve të tyre, të mos i referohen ‘çështjes Mbappé’ në asnjë moment.
Dy mesfushorët francezë të Real Madridit kanë rënë dakord për normalitet total në trajtimin e Kylian Mbappé gjatë qëndrimit në Clairefontaine , veçanërisht pas një situate në të cilën Mbappe e bëri shumë të qartë synimin për të vazhduar edhe këtë sezon te PSG dhe për t’u larguar si lojtar i lirë nga Parisi. Kjo është arsyeja pse nuk do të ketë “debate të kota”.
Përveç kësaj arsyeje, Camavinga dhe Tchouaméni janë profesionistë dhe të aftë për të ndarë atë që do të thotë ‘rasti Mbappé’ për Real Madridin nga atmosfera e duhur për të mbajtur një harmoni në dhomat e zhveshjes së kombëtares transalpine, sidomos kur kualifikimi për Europianin e vitit të ardhshëm është objektiv primar.
Marrëdhënia mes lojtarëve francezë të Real Madridit dhe Kylian Mbappé nuk ka ndryshuar shumë gjatë verës, kështu që ndjenja e miqësisë që filloi të rikthehej që nga ‘tradhtia’ e tij në verën e 2022 mbetet e pandryshuar edhe pse e brishtë: pakti që të dy madridistët kanë nënshkruar është thelbësor për të përgatitur terrenin për një ardhje të mundshme ose një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve në vitin 2024.
Discussion about this post