GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Vila në breg të gjolit

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Një reflektim post zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agim Xhafka

Pasi mbaruan takimin 43 deputetët e opozitës nisën lëpirësit të hedhin jargët.

Si u bënë bashkë Saliu me Gaz Bardhin që i kanë thënë njëri-tjetrit kështu e ashtu?! Si ndenjën në një tavolinë Salianji me ata që ai u vuri hurin atë ditë janari? Ore, po a mund të besohet Jorida ngjitur me Vokshin se njëra ka deklaruar këto e tjetra ato?!

Ndërkohë më erdhi para sysh ajo vila në breg të gjolit të Pogradecit.

Banonin dy vëllezër që për një avlli e një copë rrugë për të hyrë në shtëpi u zunë mes tyre. U zunë me fjalë, me grushte, me thika e deri me armë. Plot herë gdhiheshin në komisariat. Më pas u futën në grindje dhe sherr edhe fëmijët, madje edhe gratë.

U llahtaris mëhalla. Po deri një mbasdite kur nuk dihet për ç’shkak u mori flakë çatia. U ndezën si shkrepëse trarët prej bredhi. Aq u desh e dy vëllezërit rrëmbyen kovat. Njëri i mbushte te pusi, ia jepte djalit të vet, ai djalit të vëllait tjetër e ky në fund e hidhte mbi flakët. U shtuan kovat se u shtuan njerëzit. Gratë nisën me batanije e me fshesa të shuanin zjarret e vogla. Vëllezërit mes flakëve ia dolën, e shuan vatrën. Nxirrte tym, po zjarr jo. -Si mundet që ju dy vëllezërit gati u vratë mes vedi të bëheni bashkë?-çuditeshin të gjithë.

-S’kishim rrugë tjetër. Se para kishim zjarrin, – thanë ata.

Tani ajo vilë është ndrequr.

Është bërë me çati të re dhe lyer me ngjyra liqeni. Mëhalla nuk dëgjon më sherre e grindje. Komisariati ua ka harruar me kohë  emrat dy vëllezërve.

Se çatia është shtëpia.

Etiketa: Agim Xhafka

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
Para
“A i ndryshon 5 Champions për 1 Botëror?”, ja përgjigjia e CR7

“A i ndryshon 5 Champions për 1 Botëror?”, ja përgjigjia e CR7

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026
KRYESORE

Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

07:47 - 06/08/26

Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....

Lexo më shumë
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com